Rama: ‘’Referendumi ishte një ushtrim i shkëlqyer demokratik’’

Publikuar tek: politike, më 09:21 23-04-2016 Rama: ‘’Referendumi ishte një ushtrim i shkëlqyer demokratik’’

Edi Rama e ka hapur fjalën e tij, me komentin e tij për referendumin brenda Partisë Socialiste. Sipas kryeministrit, referendumi ishte një ushtrim i shkëlqyer demokratik me një pjesëmarrje shumë inkurajuese.

“Referendumi ishte një ushtrim I shkëlqyer demokratik me një pjesëmarrje shumë inkurajuese dhe njëkohësisht shumë motivuese për mua në radhë të parë dhe besoj për të gjithë sa jeni këtu.

Është për mua një motivacion jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ecur përpara. Nuk është diçka që ndodh rëndom, që një parti që qeveris, të nisë procesin për antarësimet e reja dhe të ketë një mbështetje kaq të madhe dhe kaq domethënëse në formën e dëshirës për të qenë pjesë e saj dhe e vullnetit për t’u antarësuar në radhët e saj.

Me zgjedhjen e Kryesisë së re, do intensifikohet antarësimi në çdo territor të vendit. Jemi në dijeni të faktit sa shumë njerëz duan të bëhen pjesë e Partisë Socialiste.

Për të bërë një reflektim mbi historinë, sfidat, sukseset, dështimet, gabimet e PS dhe dallimet mes brezave që e bën partinë tonë një parti të madhe.

Ripërtëritjen tërësore të FRESSH-it, që ka sjellë 4200 e disa aplikime nga të rinj dhe të reja në gjithë Shqipërinë për të hyrë në një garë që falë Elisa Spiropalit dhe Pandeli Majkos është organizuar në një mënyrë shumë mbresëlënëse.

Kemi potencial të pashfrytëzuar në emigracion’’, tha Rama.

Ai vazhdoi më tej duke thënë se kanë bërë reforma të mëdha në një kohë të shkurtër, në sektorë thuajse tërësisht të paralizuar.

‘’Kemi bërë një reformë territoriale, të pronës…një reformë fiskale që i bën nder forcës sonë politike. Dhe faktikisht jemi partia që kemi lehtësuar barrën e taksave për 97% të shqiptarëve, zeruar taksën e biznesit të vogël, kemi përgjysmuar për kategorinë e sipërme të biznesit të vogël dhe që pa as më të voglin dyshim kemi kthyer ekonominë në rrugën e rritjes.

Një reformë të rendit dhe policisë së shtetit, që sulmohemi çdo ditë me të drejtë, se është një nga sukseset tona më të mëdha. Një reformë në arsim që është një reformë historike. Një reformë në shëndetësi që është kantieri më i vështirë për arsye praktike.’, theksoi Rama.

Për marrëdhëniet e Shqipërisë me ndërkombëtarët dhe Reformën në Drejtësi, Rama tha:

‘’Për të mos folur për çfarë kemi bërë në arenën ndërkombëtare. Për ta vendosur Shqipërinë në një pozicion aktiv në rajon, në NATO. Sot praktikisht, qeverisë sonë I janë hapur të gjitha dyert, deri dje të mbyllura për qeverinë shqiptare.

Sot, mund ta them me krenari, ne konsiderohemi jo vetëm partner i besueshëm, por edhe mes të barabartëve.Vizita kulmoi në Shtëpinë e Bardhë.Një vizitë në kushte të pafavorshme për shkak të izolimit të Shqipërisë dhe dërmimit të imazhit të qeverisë shqiptare që nuk pati asnjë informim apo kontakt të nivelit më të lartë. Edhe kjo është arsye për të shkuar përpara me vendosmëri. Për të bërë reforma, për të bërë shtet, për t’i dhënë Shqipërisë dinjitet në rajon.

Sigurisht që jo vetëm për shkakun tonë, por edhe se kemi qenë të favorizuar edhe nga një konjukturë ndërkombëtare dhe europiane, që na i ka bërë më të lehtë, por fakti është se jemi ne që shihemi, dhe respektohemi si promotorët e paqes në Ballkan. Si një vend që nuk tregohet më me gisht nga partnerët, por ecën krahë për krahë.

Reforma në Drejtësi është kyçi për të çelur dyert e tjera. Duam një reformë në drejtësi, të shkruar së bashku nga ekspertë, organizata, shoqata, grupe interesi, misione ndërkombëtare dhe padyshim si një punë të përbashkët të Shqipërisë me partnerët dhe miqtë. Ne nuk do të vëmë asnjë veto, asnjë deformim të reformës në funksion të interesave të partisë. Dhe jo rastësisht jemi partia më e madhe në Shqipëri, jo vetëm më e madhja e koalicionit, që s’kemi shkruar asnjë gërmë për ta kundërshtuar apo për ta paraqitur. ‘’

Dua të falenderoj publikisht Fatmir Xhafaj, i cili nxori një produkt të padeformuar dhe të pandikuar nga palëtKalimi i reformës para pushimeve të Parlamentit, është kushti që BE-ja të hapë negociatat për antarësim. Po ju them që reforma mund të kalojë edhe javën tjetër. Sepse ne kemi qenë gati në mars, kemi qenë në prill. Por pala tjetër nuk është në tavolinë.‘’, theksoi Rama 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mblidhen Socialistët, pritet nisja e punimeve të Asamblesë
Arta Dade tërhiqet nga Kryesia e Partisë Socialiste: ''Parimet e mia bien ndesh me drejtimin e PS-së''. Pas saj dhe Namik Dokle »
Article Logic
Execution time: 0.021224975585938
array(1) { ["section"]=> string(63) "rama-referendumi-ishte-nje-ushtrim-i-shkelqyer-demokratik-38450" }