Rama: Reformat, e vetmja rrugë për të bërë shtet

Publikuar tek: politike, më 18:05 07-02-2016 Rama: Reformat, e vetmja rrugë për të bërë shtet

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot si të domosdoshme reformat e ndërmarra nga qeveria, të cilat sipas tij, janë të dhimbshme, por janë e vetmja rrugë për të bërë shtet e për të transformuar hapësirën e ndërveprimit mes nesh.

Nga selia e Partisë Socialiste, gjatë një takimi në Tiranë në kuadër të anëtarësimeve të reja, Rama tha se ekonomia po jep shenja inkurajuese rimëkëmbjeje dhe se duhet dyfishuar energjia pozitive në mbështejte të reformave.

Kreu i Ekzekutivit tha se kemi përgatitur edhe faqen e re të anëtarësimeve on line.

“Anëtarësimet janë në funksion të shërbimit të vetes dhe familjes. Sot, në këtë proces të rëndësishëm anëtarësimesh të reja, kemi shumë gjëra për të thënë. Pas 2 vitesh e gjysmë në krye të qeverisë, jemi të inkurajuar nga rezultatet e para të reformave të thella dhe të rëndësishme që kemi ndërmarrë. Na vjen mirë që mund t’i themi njerëzve se kanë arsye të forta që të bëhen pjesë e PS-së. Falë mbështetjes që PS-ja mori për drejtimin e vendit, njerëzit paguajnë tashmë më pak taksa”, tha kreu i qeverisë, i cili renditi edhe arsye të tjera, të cilat, sipas tij, duhet të bindin njerëzit të bëhen pjesë e Partisë Socialiste, transmeton Atsh.

Sipas tij, Partia Socialiste është forca e duhur për të përmirësuar situatën në vend.

Kryeministri foli për uljen e taksave për biznesin e vogël në dy vite qeverisje si dhe arritjet e qeverisë lidhur me reformat e ndërmarra duke theksuar atë në shëndetësi me check-up. “Jeni dëshmitarë të baltës kundër reformave tona, përpjekjes për të abuzuar me reformat.Nën këtë furi ka rënë dhe një nga masat në sistemin e shëndetësisë siç është check up. Në Shqipëri para tranzicionit ka patur kartelë për çdo person, në çdo vend. Ndërsa sot si mund të vazhdojmë pa një bazë të dhënash për gjendjen shëndetësorë të njerëzve nga nxënësi tek pensionistët. Përmes check up ne po krijojmë një bazë rë rëndësishme të dhënash dixhitale të gjendjes shëndetësore të gjithësecilit”, tha kryeministri Rama.

Rama theksoi se tashmë shërbimi i mjekut të familjes është falas. “Ne e dimë që edhe shërbimi spitalor duhet të jetë falas dhe drejt kësaj po shkojmë”, tha Kryeminsitri ndërsa shtoi se nga data 1 shkurt në shërbimin spitalor ka një rënie prej 4-6 herë të tarifave dhe këto tarifa do të bëhen publike për të gjithë.

Kjo, sipas kreut të qeverisë, tregon se mundësia për të marrë shërbim shumë më lirë sot është krijuar falë reformës, por edhe se ne jemi në rrugën e ndërtimit të një sistemi shëndetësor me mbulim universal, pra në rrugën ku nuk ka rëndësi nëse ke apo ske lek, pasi shërbimin shëndetësor e merr gjithsesi.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste Tiranë, tha në fjalën e tij se anëtarët e rinj që i bashkohen kësaj force shtojnë kapacitetet për të komunikuar. ” o vetëm se politika është komunikim në thelb, por sepse me më shumë arsye në qeverisje ka nevojë për të komunikuar atë që bëjmë ne, qeverisja, mazhoranca me besimin e anëtarëve të Partisë Socialiste me besimin e njerëzve dhe të gjithë atyre që na dhanë votën në 23 qershor”, tha Tahiri.

Tahiri u shpreh gjithashtu se reformat në thelb kanë shtetformimin pavarësisht elementëve që kanë të bëjnë me ata që kanë menduar se këto janë reforma që kanë kosto sociale apo efekte elektorale. “Ne kemi menduar që mbi të gjitha, që kjo është qeverisja e drejtë dhe qeverisja për qytetarët”, deklaroi ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Dekriminalizimi”, eurodeputetët Fleckenstein dhe Kukan të hënën në Tiranë
Batuta e Majkos në prani të Ramës: E kam dorën e keqe, ia kam dhënë teserën edhe Kokëdhimës edhe Blushit »
Article Logic
Execution time: 0.026701927185059
array(1) { ["section"]=> string(52) "rama-reformat-e-vetmja-rruge-per-te-bere-shtet-31984" }