Rama riorganizon PS-në, vendos objektivin e 150 mijë anëtarëve: Koalicioni me Metën funksionon mjaft mirë

Publikuar tek: politike, më 10:33 18-07-2015 Rama riorganizon PS-në, vendos objektivin e 150 mijë anëtarëve: Koalicioni me Metën funksionon mjaft mirë Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS

Edi Rama ka deklaruar sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste se forca politike që ai drejton do të riorganizohet dhe se objektivi është arritja e 150 mijë anëtarëve. Rama ka shprehur rezervat e tij për mënyrën si  organizatat e PS-së funksionojnë deri më tani, por njëkohësisht ka shpallur objektivat deri në zgjedhjet brenda PS-së, në Kongres. Lidhur me bashkëpunimin me Metës ka komentuar: “Dy forcat tona të koalicionit qeverisës që funksionon mjaft mirë. Dua të falenderoj ministrat e LSI dhe bashkëkryetarin e ASHEE-së, Ilir Meta”.

“Këto riorganizime janë për të dhënë llogari shteruese për atë që kemi bërë dhe si ta çojmë përpara programin qeverisës. Kemi bërë shumë, por s’kemi asnjë arsye për të parë thellë ç’ka s'kemi bërë. Ashtu si  pas zgjedhjeve, të nxjerrim gjithë mësimet e domosdoshme për të programuar me sukses rrugën e fitores në 2017 e cila s’ka pse mos të jetë aq spektakolare sa këto zgjedhje.

Së pari duhet bërë hapja e re e PS përmes një fushate të re intensive antarësimesh me synimin përmbushjen e një objektivi të detyrueshëm dhe të arritshëm që PS të jetë forca e 150 mijë anëtarëve të saj. Dhe së dyti hapja e PS për organizimin e projektit të fitores të zgjedhjeve të ardhshme.

Kjo stinë e re duhet të fillojë me regjistrin digjital, jo vetëm për anëtarët e rinj por çdo anëtar do të duhet të regjistrohet nga e para dhe të gjithë duhet të pajisen me kartën e re të antarësisë. S’do jetë regjistër i vdekur po instrument i gjallë i aktiviteteve të partisë, që nëpërmjet një programi të teknologjisë së lartë do të hyjë në komunikim me antëtarët. Është një projekt komunikimi, ndërveprimi dhe vendimarrje me bazë të gjerë. Dhe për reduktuar në mënyrë drastike regjistrimet fiktive dhe vlerësimin e punës së çdo anëtari. Për të bërë të mundur një komunikim në sasi dhe lartësi, ky s’është thjesht një proces shtimi numerik, por edhe ndërveprues.

Do hidhen themelet e zgjedhjeve të reja në parti. Ky grup do përcaktojë strukturat, do monitorojë procesin e zgjedhjeve deri në Kongres, si dhe të zgjedhjeve në PS. Do ngrihet dhe një grup për reformën e re statutore, si dhe një grup tjetër për manualin e zgjedhjeve, këto do shërbejnë si dy krahë të grupit për koordinim.

Ky proces do i shërbejë kongresit të ardhshëm zgjedhor të PS, si dhe do shërbejë si lëndë e parë e punës për janarin 2016. Pas atij kongresi do kemi projektin për zgjedhjet e 2017. E gjithë familja jonë politike të jetë e përfshirë në pushtetin qëndror dhe vendor dhe rezultatet e qeverisjes sonë.

Për t’i përmbushur këto qëllime do krijohen kanale të besueshme komunikimi mes shoqërisë dhe PS-së, që demokracia të prodhojë llogaridhënie, jo llafe rrugësh dhe shthurje organizative siç ka ndodhur rëndom.

Mundësia që emigrantët të përfshihen në 2017 nuk është e vogël, s’mund ta them sot plot me të gjithë gojën, por jemi të impenjuar për t’u dhënë emigrantëve të drejtën e votës. PS do shtrihet e forcohet në territoret jashtë vendit, sidomos në territoret më intensive të emigrantëve shqiptarë.

Në fokus një përtëritje reale, zgjerim, balancim gjinor dhe shtrirje kapilare për çdo organizatë. Antarësia jonë të jetë prezente në çdo qendër. Çdo skuadër në rrang qarku apo bashkie duhet të sigurojë disiplinë. Sistemi do vihet në funksion në shtator për llogaridhënie. Koha e organizatave në bazë familje apo tarafi, pallat apo bllok banimi duhet të marrë fund. Organizata duhet të shtrihet në të gjithë territorin e qendrës së votimit.”, tha Rama.

LEXO EDHE:PS I TREMBET RREZIKUT "META-LSI", URDHER ASAMBLESE: TE SHKOJNE 150 MIJE ANETARESIME

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Superpaga e zyrtarëve, qeveria u jep 1 milion lekë shtesë çdo muaj
Debate Rama-Blushi në Asamblenë Kombëtare të PS »
Article Logic
Execution time: 0.023401021957397
array(1) { ["section"]=> string(109) "rama-riorganizon-ps-ne-vendos-objektivin-e-150-mije-anetareve-koalicioni-me-meten-funksionon-mjaft-mire-16466" }