Rama 'rrëfehet' në Korçë: Niko e di, sa herë dua të shkëputem i them na gjej sebep të...

Publikuar tek: politike, më 20:29 15-06-2019 Rama 'rrëfehet' në Korçë: Niko e di, sa herë dua të shkëputem i them na gjej sebep të...

Kryeministri Edi Rama po zhvillon në këto momente një takim me qytetarët e Korçës për të prezantuar kandidatin për Bashkinë e këtij qyteti për zgjedhjet e 30 qershorit.

Teksa mori fjalën, Rama u shpreh para simpatizantëve të PS se ndihej shumë mirë që kishte përsëri një sebep për tu kthyer në Korçë. Kryeministri tregoi se sa herë do që të shkëputet nga përditshmëria dhe aktivitetet politike, i kërkon Niko Peleshit që ti gjejë sebep që të shkojë në Korçë.

'Më vjen shumë mirë që u bë një sebep që të jem sërish në Korçë. E di Niko, unë sa herë që dua të shkëputem, i them më gjej një sebep që të ikim në Korçë', tha Rama nga Korça.

Kryeministri ka zhvilluar një tur takimesh në qarkun e Korçës ditën e sotme, ku nuk kanë munguar protestat dhe bllokimi i rrugëve nga simpatizantët e Partisë Demokratike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.17080187797546
array(1) { ["section"]=> string(88) "rama-rrefehet-ne-korce-niko-e-di-sa-here-dua-te-shkeputem-i-them-na-gjej-sebep-te-168366" }