Rama rrëfen bisedën e dështuar me të papunin: E telefonova të vinte në Panairin e Punës, ja se ç’më tha

Publikuar tek: politike, më 10:40 01-05-2015 Rama rrëfen bisedën e dështuar me të papunin: E telefonova të vinte në Panairin e Punës, ja se ç’më  tha Edi Rama në Panairin e Punës

Kryeministri Rama ka folur sot nga Panairi i Punës në Pallatin e Kongreseve nga ku ka thënë se përpos zërave të “korit të kukuvajkave”  se ky panir është në kuadër të fushatës elektorale, faktet tregojnë që vetëm në dy ditët e para  janë punësuar 800 persona, ndërkohë që janë në dispozicion 5500 vende pune. Kryeministri theksoi disa herë në fjalën e tij se duhet me doemos të ndryshojë koncepti i punësimit.

“ I telefonova dikujt të vinte në Panairin e Punës. Më tha: Pse ç’jam unë që të vi atje, që të më përdorni ju për fushatë? Jo. Nuk vi... Por në fakt e vërteta është që vetëm në dy ditët e para janë mbi 800 kontakte dhe mbi 800 persona që do fillojnë punë, ndërkohë që janë në dispozicion 5500 vende. Ajo që duhet të ndryshojë është qasja e nevojës për punë. Puna nuk vjen të të trokasë te shtëpia, të të zgjojë nga gjumi e të të thotë hajde se po të pres te kafja. Kush ka aftësi reale e gjen një punë por duhet ndarë nëse dikush kërkon një rrogë apo një punë”, theksoi kryeministri Rama.

Sa i takon “Rilindjes” Rama shtoi: “Kush ka besuar se puna e Rilindjes ishte e lehtë, se mjaftonte të ndyshonim qeverinë dhe flamurin  e ngjyrave të partisë dhe rilindja do vinte vetë, ka menduar gabim.  Kanceri do operacion të thellë jo make- up”, citoi kryeministri duke thënë se është një punë e madhe përpara dhe për këtë duhet shumë vullnet, qoftë edhe në punësim për të cilin tha se duhet rrëzuar koncepti “Fillon punë vetëm ai që ka mik në qeveri”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tabaku: Rama bllokoi vendet e punës duke bllokuar projektet e Bashkisë së Tiranës
Gjosha takim me gratë: Veliaj do t’i kthejë Tiranës zhvillimin e munguar »
Article Logic
Execution time: 0.0041811466217041
array(1) { ["section"]=> string(107) "rama-rrefen-biseden-e-deshtuar-me-te-papunin-e-telefonova-te-vinte-ne-panairin-e-punes-ja-se-c-me-tha-10141" }