Rama rrëfen planet me Dukën pas Beogradit: Do them diçka që s’do guxoja ta tregoja më parë

Publikuar tek: politike, më 15:37 12-10-2015 Rama rrëfen planet me Dukën pas Beogradit: Do them diçka që s’do guxoja ta tregoja më parë Rama-Platini-Duka

Kryeministri Rama tregoi diçka që siç ai e tha “Nuk do kishte guxuar ta tregonte më parë”, pra para se Shqipëria të arrinte kualifikimin në Euro 2016. Rama tha se së bashku me Presidentin e FSHF Armand Duka kanë nisur të realizojnë ëndrrën e finaleve  që pas ndeshjes me Serbinë në Beograd, ndërsa njoftoi se një tjetër stadium do ngrihet në Tiranë “Tirana Arena” ku do shkruhen në pllakë ari, emrat e të gjithë lojtarëve të kombëtares.

“Do ju them diçka që s’do guxoja ta tregoja më parë. Me Presidentit kemi nisur ta realizojmë ëndrrën e finaleve pas Beogradit. Edhe Loro Boricçi ka qenë pjesë e kësaj teme. Armando dhe unë kemi qenë të vetmit që besonim se vendimet e padrejta të UEFA-s do rrëzoheshin në Lozanë. Dhe tre ditë më parë në kampin e vetmisë së madhe (i referohet humbjes me Serbinë në Elbasan)  më tha një fjalë që shënoi në mendje:Nuk erdhëm deri këtu që të mbarojë këtu, ndërsa mbrëmë e dëgjova nga televizori tha: Nuk mbaron këtu. Unë nuk e di çfarë do më Armand Duka, mbase vendin e Blaterit tani që Platininë e zuri haku i Shqiptarëve, Unë nga ty dua vetëm kontartën e De Biasit”, përfundoi kryeministri duke iu drejtuar presidentit të FSHF.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama bën të përlotet Gianni De Biasin: Ja çfarë i thanë njëri-tjetrit në Kryeministri
6 batutat e kryeministrit Rama për stadiumin, Berishën, lojtarët dhe trajnerin e kombëtares »
Article Logic
Execution time: 0.024469137191772
array(1) { ["section"]=> string(95) "rama-rrefen-planet-me-duken-pas-beogradit-do-them-dicka-qe-s-do-guxoja-ta-tregoja-me-pare-22954" }