Rama: Rroshi nuk është i dënuar. Jep edhe dy përgjigje për ambasadorët dhe testin e drogës

Publikuar tek: politike, më 12:44 17-09-2015 Rama: Rroshi nuk është i dënuar. Jep edhe dy përgjigje për ambasadorët dhe testin e drogës Elvis Rroshi dhe Edi Rama

Edi Rama ka dhënë 3 përgjigje sot në Kuvend, që përveç deputetëve të opozitës ka interes edhe për publikun. Sipas Ramës, kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi nuk është i dënuar.

“Ju thoni ky del në foto me kryetarin e bashkisë së Kavajës. Kryetari i bashkisë së Kavajës është i zgjedhur nga populli i Kavajës. Është i zgjedhur dhe unë se kam asnjë problem që të takohem dhe të dal në fotografi.

Ju që merreni me veprimtari nëse ju rezulton i dënuar, jo me vendim të formës së prerë, silleni, jo vetëm në Shqipëri po kudo në planet. Silleni dhe ju siguroj që ne do bashkohemi me ju dhe t’u kërkojmë të largohen dhe të bllokojmë këshillat bashkiakë . Po njerëzit nuk janë kriminelë se doni ju!

Edhe njëherë, kriminelët i përcakton gjykata, jo SHQUP-i. Jo i formës së prerë, por edhe një vendim i Gjykatës së Shkallës së Parë konsiderohet, deri kur vendimi i formës së prerë të japë pafajësinë, ose ta dënojë”, tha Rama.

Ai është përgjigjur edhe për komentet e ndërkombëtarëve, mes të cilëve për Donald Lu-në.

“Këtë punën e ndërkombëtarëve mos e përmendni shumë. Ky është Parlamenti i shqiptarëve, qeveria e shqiptarëve dhe unë jam kryeministri i Shqipërisë, as i OKB-së e as i ndonjë vendi tjetër.

Çfarë bëjmë e bëjmë se ashtu mendojmë dhe besojmë. Dhe çfarë mendojnë partnerët, e mendojmë dhe e bëjmë ndryshe.

Po mirë mo ai ambasadori që erdhi aty, si shpjegohet që tha se përparimi në luftën kundër krimit dhe drogës ka qenë i jashtëzakonshëm?! Ju jeni një ‘’vajmedet’’, që i vjen keq njeriut që harxhon frymën. Keni ngel të gjithë këtu 30 dele të gjitha bashkë, një nivel inteligjence i detyroheni, se e keni bërë zhele fare.”, theksoi Rama.

Kurse për testin e drogës që po kërkohet për deputetët, Rama ka dhënë një koment fare të shkurtër:  “Unë erdha për Ligjin e Arsimit dhe as për testet, se ka teste më të dhimbshme. As për Flamurin se dihet që e keni ju, e keni dhe latinisht”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nxehet Berisha me Felajn dhe Ballën: S’i hape telefonin Bylykbashit. Ti mbylle gojën se je akuzuar për përdhunim (Debati)
Ligji për Arsimin e Lartë, Balla: Ju i çoni fëmijët në Francë dhe flisni për tarifat e Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.020209789276123
array(1) { ["section"]=> string(94) "rama-rroshi-nuk-eshte-i-denuar-jep-edhe-dy-pergjigje-per-ambasadoret-dhe-testin-e-droges-21014" }