Rama: Rruga e lumit të Vlorës, impakt në zhvillimin e jugperëndimit të vendit

Publikuar tek: politike, më 16:46 01-04-2016 Rama: Rruga e lumit të Vlorës, impakt në zhvillimin e jugperëndimit të vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi të premten se rruga e Lumit do t’i japë Vlorës një hapësirë të re zhvillimi në funksion të turizmit dhe bujqësisë.

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në dëgjesën publike që po zhvillohet për rrugën e Lumit të Vlorës në këtë qytet, theksoi se ky është projekti më i madh i ri i qeverisë shqiptare. Ne i kemi dhënë rëndësi të veçantë kësaj zone dhe ky aks është mjaft i rëndësishëm për gjithë jugperëndimin e Shqipërisë. Rruga e re do t’i japë Vlorës një hapësirë të re turistike dhe zhvillimi, në funksion të turizmit dhe bujqësisë”, deklaroi Rama.

Sipas tij, “rruga do të ndërtohet në segmente të ndara, por kjo, shtoi ai, nuk do të thotë se ajo do të ndërtohet në segmente të ndryshme kohore”.

“Segmenti i parë do të lidh by pass-in e Vlorës me urën e Peshkopisë dhe punimet në terren do të fillojnë në fillim të vjeshtës, sapo të jenë kryer proçedurat e garës për kompanitë që do të marrin përsipër ndërtimin”, tha më tej kryeministri.

Rikonstruksioni i rrugës do të krijojë një korridor të ri i cili është më tërheqës, më i sigurtë dhe lehtësisht i përshkrueshëm krahasuar me rrugën ekzistuese që lidh qarkun e Vlorës me jugun. Projekti përfshin punime civile për rikonstruksionin e rrugës kryesore ekzistuese Vlorë-Peshkëpi-Qeparo, si dhe zgjerimin e saj duke e shndërruar në një rrugë dykalimshe me shpejtësi të rritur lëvizjeje.

Projekti gjithashtu përfshin punime rehabilituese të strukturave të drenazhimit dhe pajisjeve të sigurisë dhe ndriçimit, edhe në kalimet e këmbësorëve në qytetet kryesore që shtrihen përgjatë rrugës, si dhe sigurimin e shërbimeve të nevojshme të konsulencës për dokumentet e tenderit të projektit dhe supervizionin e punimeve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kreshnik Spahiu surprizohet nga gratë e lagjes: OMG, po hanin fara te minimarketi
Blushi dhe Hafizi mesazh nga Shkodra: Do kundërshtojmë çdo parregullsi në PS »
Article Logic
Execution time: 0.022073030471802
array(1) { ["section"]=> string(81) "rama-rruga-e-lumit-te-vlores-impakt-ne-zhvillimin-e-jugperendimit-te-vendit-36609" }