Rama: Rumania do sjellë ekspertë në Tiranë për integrimin në BE

Publikuar tek: politike, më 10:40 27-02-2015 Rama: Rumania do sjellë ekspertë në Tiranë për integrimin në BE

Shqipëria dhe Rumania do të bashkëpunojnë në fushën energjetike, në shkëmbimin e studentëve, në çështjet e ndihmës sociale. Këto u diskutuan ditën e sotme në takimin e kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit rumun Viktor Ponta pikërisht në Bukuresht, në pallatin Viktoria, ku kryeministri shqiptar ka udhëtuar për takimin zyrtar mes dy shefave të qeverive.

“I jam mirënjohës kryeministrit për krijimin e një rrjeti ekspertësh në ministritë tona që do të na ndihmojnë në procesin e integrimit dhe përgatitjet në procesin e negociatave. Bëhet fjalë për ekspertë që e kanë bërë këtë proces në Rumani dhe që janë të gatshëm të vijnë të punojnë në Tiranë” tha Rama, duke shtuar se një hap tjetër i rëndësishëm ishte ai i sigurimit të bursave për studentë shqiptarë në fushën e IT por edhe për bashkëpunimin në fushën energjetike.

Për kryeministrin Ponda, Rumania do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Shqipërisë në BE, dhe jo vetëm të Shqipërisë, por të çdo vendi tjetër të rajonit. “Kemi nënshkruar marrëveshje për çështjet sociale dhe ministrat përkatës të të dy vendeve do të paraqesin projektet e tyre në fushën e çështjeve sociale. Gjithashtu edhe në fushën e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve tona. Rumania do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në proceset rajonale, për të forcuar marrëdhëniet jo vetëm me vendet e BE por edhe ato që nuk janë në BE”,  tha kryeministri rumun.

Kryeministri rumun Viktor Ponta ka ardhur në Shqipëri në 18 mars të vitit të kaluar, pra një vit më parë. Ky takim ishte një kthim vizite e kryeministrit shqiptar në vendin pritës, në Rumani. Mësohet se Edi Rama do të marrë titullin Doktor Honoris Causa nga Universiteti Kombëtar i Arteve në Bukuresht.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tensionet në PS/ Nuk u arrit paqja në drekën Doshi-Kokëdhima
Ristani-Tahirit: Jep dorëheqjen, mashtrove për Europolin »
Article Logic
Execution time: 0.029113054275513
array(1) { ["section"]=> string(67) "rama-rumania-do-sjelle-eksperte-ne-tirane-per-integrimin-ne-be-4550" }