Rama s’çon dëm as sekondin, shikoni ç’bëri nga udhëtimi transit SHBA-Milano

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:47 20-12-2017 Rama s’çon dëm as sekondin, shikoni ç’bëri nga udhëtimi transit SHBA-Milano

Kryeministri Edi Rama nuk e ka çuar kot kohën e qëndrimit në rrugëtimin e tij drejt SHBA, me transit nga Milano.

Ai ka ndaluar në zyrën konsullore të Shqipërisë në Milano, ku, qytetarët që prisnin aty për ndonjë shërbim, pse jo dhe stafi, kanë mbetur të suprizuar nga vizita e beftë e kreut të qeverisë. Dhe siç vetë Albania in Milan, prezanton fotografitë nga takimi, Rama e ka shfrytëzuar qëndrimin edhe për të takuar qytetarët e përkëdhelur, fëmijët.

Konsullata e Shqipërisë në Milano është tashmë me zyra të reja dhe shërbime të shpejta. Dhe këtë e kanë treguar jo pa krenari edhe tek kryeministri. Kur ndërsa kanë pozuar të gjithë bashkë, kanë treguar gjithashtu se për 10 minuta, çdo qytetar shqiptar, emigrant apo jo, që drejtohet pranë konsullatës shqiptare në Milano, merr shërbimin e kërkuar në një kohë rekord.

Të paktën, kjo është detyra që duhet të bëjnë. Dhe duket se kanë filluar ta bëjnë më së miri. Sigurisht që detajet janë ato që i shkojnë kryeministrit. Meqë gjendet në Itali, xhupi i tij patjetër mban stemën e Italisë, siç ka qejf vetë Rama t’i ekspozojë edhe nëpërmjet fotografive.

lll.jpg

 

edi1.jpgedi2.jpg

edi3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042665958404541
array(1) { ["section"]=> string(81) "rama-s-con-dem-as-sekondin-shikoni-c-beri-nga-udhetimi-transit-shba-milano-103756" }