Rama s’ka ndërmend të dorëzohet për stadiumin, ketë herë sjell shembullin e “Wembley” (FOTOT)

Publikuar tek: politike, më 13:51 24-04-2016 Rama s’ka ndërmend të dorëzohet për stadiumin, ketë herë sjell shembullin e “Wembley” (FOTOT)

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të heqë dorë nga projekti i stadiumit “Arena Kombëtare” por as nga këmbëngulja vende të tjera nëpër botë kanë realizuar projekte të ngjashme stadiumesh.

Këtë herë Rama sjell shembullin e stadiumit Wembley në Londër.

“A ishte Wembley i vjetër një monument kulture? Jo vetëm ishte një perlë e trashëgimise kulturore, po edhe një monument i historisë së futbollit botëror, jo thjesht anglez. E megjithatë erdhi koha që të shembej per t'ia lene vendin Wembley-it te ri, sepse ashtu sic ishte, produktivitetin e kishte minimal ndërsa kostot e mbajtjes së tij në jetë ishin të jashtëzakonshme. Sot Wembley i ri, i ngritur në të njëjtin truall, nuk është një stadium ultramodern i gjeneratës se fundit që ofron kushte fantastike për futbollin, po edhe ofron per publikun shërbime, argëtim, relaks, gjatë gjithe ditëve të javës”, shkruan Rama ndërsa kalon te stadiumi ynë.

“Po "Qemal Stafa"?! I cilësuar monument kulture vetëm për shkak të fasadës së tribunës qendrore, ndërkohë që gjithçka ka në pjesën tjetër është monument vulgariteti, degradimi, pislleku, "Qemal Stafa" nuk përmbush as kushtet minimale për ditën e futbollit, lere pastaj për të shtatë ditët e javës. Pozicioni i tij në zemer të kryeqytetit është fantastik, shans ynë historik që ta kemi stadiumin e ri kombëtar në qendër e jo jashtë qytetit. Dhe të kemi një zone të re me jetë urbane, aty ku sot kemi një zone të vdekur gjatë ditës e të erret gjatë natës, e cila ndriçohet vetëm dy herë në vit nga derby Partizani - Tirona! Kosto e paimagjinueshme për të ruajtur një fasade që sado e bukur, nuk mund të justifikojë tërë atë boshllek pa jetë në mes të Tironës".

w.jpg

w1.jpg

w2.jpg

w3.jpg

w4.jpg

w5.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Myslym Murrizi: Masakër në Lushnjë, u hodhën në rrugë qindra mësues
Ngjela: Një mik nga Gjermania më tha se kusht për në BE keni neutralizimin kriminal të Sali Berishës »
Article Logic
Execution time: 0.020112037658691
array(1) { ["section"]=> string(94) "rama-s-ka-ndermend-te-dorezohet-per-stadiumin-kete-here-sjell-shembullin-e-wembley-fotot-38544" }