Rama: S’keni parë gjë akoma, çfarë do shikoni do habiteni edhe vetë. Jep edhe “lajmin e mirë”

Publikuar tek: politike, më 11:32 23-09-2015 Rama: S’keni parë gjë akoma, çfarë do shikoni do habiteni edhe vetë. Jep edhe “lajmin e mirë”

“S’keni parë gjë akoma absolutisht! Çfarë do shikoni ju do habiteni edhe vetë”. Kështu deklaroi kryeministri Rama nga foltorja e kuvendit duke folur për luftën kundër informalitetit. Rama tha se çdokush që zhvillon një aktivitet informal “jo sikur të mbyllë qepanat, por edhe pas qepenave po të fshihet nuk do t’i shpëtojë ligjit”. Kryeministri u tha kolegëve “lajmin e mirë” të disa ditëve më parë që sipas tij duhet të gëzonte edhe opozitën: "Shqipëria ka dalë nga lista e vendeve të monitoruara për pastrim parash".

“Jo po mbyllën qepenat dhe po u mbyllën pas qepenave nuk do ia dalin ligjit. Do përballen me të gjitha masat ndëshkuese që parashikon paketa njësoj si në çdo vend europian. Nuk është ky operacion hapi i parë kundër informalitetit. Ne kemi dy vjet që punojmë kundër informalitetit por sot janë pjekur kushtet për një fazë të re. Ne i kemi çregjistruar 30 për qind të bizneseve që figuronin të padeklaruar  prej vitesh. Ju thoni janë mbyllur bizneset. Nuk janë mbyllur bizneset, janë çregjistruar bizneset e padeklaruar prej 10 vitesh.

34 mijë mosdeklarues të ardhurash, se s’keni parë gjë akoma absolutisht. Çfarë do shikoni ju do habiteni edhe vetë. Besoj se një ditë të bukur do ndaheni nga ai dhe do thoni çfarë kemi bërë 8 vjet në pushtet dhe e bëmë shtetin rrumpallën më të madhe që mund të imagjinojë mendja”, tha Rama ndërsa bëri edhe një bilanc të shifrave:

“Kemi bërë 455 kallëzime për aktivitet të palligjshëm, për fshehje të ardhurash, abuzime... 233 punonjës janë dëbuar nga rradhët e administratës tatimore doganore se kanë abuzuar .

Ne sot jemi në kushtet kur kura ka filluar të japë efekt dhe sot ne kemi marrë një lajm të mirë që duhej t’ju gëzonte edhe ju. Shqipëria doli nga lista e zezë e vendeve që ishin në monitorim për pastrim parash. Kush e futi Shqipërinë në këtë listë, në apo ju? Sigurisht që e nxorrën nga lista e zezë politikat tona dhe veprat tona.

Dhe në fund disa shifra që duhet t'ju bënin të skuqeshit jo nga e qeshura, dhe duhet të kishit minimalisht mirësinë mos iqeshnit fare se vetëm në shtator janë 11531 biznese më shumë se sa në shtatorin e plotë”, tha Rama nga foltorja e Kuvendit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha përplaset me Kodhelin në Kuvend, përmend me respekt Majkon: Kërko falje! Bëre Ramën sulltan (Debati)
Rama sulmon ish-deputetin e PS: Je subjekt i ligjit gjerman, s’te ndal më asgjë. Deputeti: Jam krenar që quhem Asllan »
Article Logic
Execution time: 0.033009052276611
array(1) { ["section"]=> string(94) "rama-s-keni-pare-gje-akoma-cfare-do-shikoni-do-habiteni-edhe-vete-jep-edhe-lajmin-e-mire-21468" }