Rama s’le gjë pa thënë për Akademinë e Shkencave, i krahason me agjensitë funerale, pas fondeve u heq edhe shërbimin social

Publikuar tek: kulture-art, më 13:18 22-11-2017 Rama s’le gjë pa thënë për Akademinë e Shkencave, i krahason me agjensitë funerale, pas fondeve u heq edhe shërbimin social

Kryeministri Edi Rama ishte sot me anëtarët e Akademisë së Shkencave ku foli për një rithemelim të këtij institucioni, sipas tij për ta rikthyer atë në dinjitenin e kohës kur u krijua.

Kryeministri “i bëri për ujë të ftohtë” të gjithë ata që e kanë drejtuar dhe anëtarët e saj të deritanishëm, për të cilën tha se ASH e ka humbur rolin e asaj për të cilën u themelua.

Madje, shefi i qeverisë nuk ngurroi dhe e krahasoi institucionin me një agjensi funerale që vetëm nxjerr akrivole të akademikëve që vdesin kohë pas kohe. Për këtë, Rama vendosi që tu ndërpresë shërbimin scial deri në një fata të dytë.

FJALA E RAMËS

Ne flasim për shkencë, por nëse ne kemi nën sistem akademik të botës universitare kur s’ka një bibliotekë shkencore që mund ta mbajë këtë emër, për cfarë diskutojmë ne? Edhe në këtë aspekt u dhanë goditje të rënda për universitete private, pa kritere, dhe nuk u bë asgjë për të patur biblioteke shkencore normale pranë një universiteti.

Pyetja është cfarë duam ne nga kjo akademi, dhe cfarë i shërben sot vendit si rezultat i rithemelimit të tij.

Akademia nuk mund të jetë ajo që bën shkencën, por kuvendi i atyre që e bëjnë shkencën në sektorët përkatës dhe që garanojnë autoritetin e një gjykate llogarie të gjithë jetës akademike të vendit ku ndikimi mbi autoritetet dhe opinionin, vjen nga cilësia e përfaqësimit në këtë kuvend të shkencës.

Sot nëse shohim i referohem asaj cfarë kemi mundur të shohim në raportimet e bëra nga ministria e Arsimit ne kemi një shërbim social për njefrëzit dhe shkencës me pensione, honorare për një grupi njerëzish që kanë meritat e tyre. Është përzier i njomi me të thatin, mund të ketë një analfabet që nuk dihet si e ka marrë titullin doktor. Nuk mund ta vazhdojmë dot ta mbajmë në këmbë këtë shërbim social.

Për të mos djegur të njomin me të thatin mendojmë që pjesën e fondeve që shkon dëm do ta spstojmë për të krijuar bibliotekën shkencore të univeristetit, shumë e konsiderueshme që mund të marrim menjëherë për gjithë fakultetet e shkencëtarët një bibliotekë dixhitale të 2017 me të gjitha fushat e orës fundit dhe pjesa e pagave dhe shërblimeve që janë në fuqi për një grup njerëzish të nderuar ne do vendosim afat. Ky afat do jetë afati i materializimit të këtyre që po diskutojmë. Dicka që mban të motivuar njerëzit që duan ta ndryshojnë këtë situatë, por që të vazhdojmë dialogun me një institucion që i ka forumet një pikëpyetje kjo nuk mund të bëhet.

Do vazhdojmë dialogun si me Luan Omarin, por ka të tjerë që s’dihet si kanë hyrë këtu dhe kjo është një tallje e madhe me themeluesit.

Sikur të ngjallej Eqrem Çabej e të hynte sot këtu si do dnihej? Krenar për atë që themeloi dhe mënyrën si u zhvillua, apo do thoshte më mirë po kthehem andej se sa të rri këtu.

Në rastin më të keq do thuhej shyqyr që ai është në botën tjetër përballë kësaj marrëzie para nesh që quhet academia e shkencave.

Nëse do shohim përgjegjësitë janë të gjithëanshme. Mendoj se ne si qeveri s’mund ta mbajmë më këtë përegjegjësi. Në një vit e gjysëm nuk ka ndodhur asnjë proces reformimi.

Njerëzit po ndahen nga kjo bote dhe ASH është bërë si shtëpi varrimi, hap derën për të nxjerrë arkivolet jashtë.

Besoj që mundësitë për të bërë dicka dinjitoze e modeste në përmasën e vendit e kombit që jemi s’mund të bëjmë akademi franceze apo sovjetike, por një kuvend të shkencës dhe dijes që ti japë mundësinë atyre që kanë dëshirë për të dhënë për shkencën në këtë vend, e të jenë të përfaqësuar. Kërkoj rithemelim, jo rregullim. E vetmja bazë është kapaciteti njerëzor, ata që janë pjesë e saj dhe që mund të bëjnë zgjidhjen e këtij problem. 

Duam që të fuqizojmë qoftë qendrën e studimeve albanologjike se është një pikë themelore e asaj që quhet sot kërkimi shkencor në vend për identitetin, trashëgiminë, me gjunhë tonë.

Magtrapazë të dijes sulmojnë monumentet më të larta që ka ngritur shkenca dhe dija në Shqipëri, dhe në këtë agresion unë nuk e kam parë angazhimin të këtij kuvendi që thotë stop. Madje disa prej këtyre agresorëve vijnë nga gjiri i këtij kuvendi. Po ashtu, ne duam që viitn e ardhshëm të hedhim bazat edhe një fondacion kombëtar.  

Jemi vendi me përfitimet më të ulëta në rajon nga fondet e kërkimit shkencor të BE. Qeveria paguan tarifën cdo vit për të patur akses.

Ne na duhet një strukturë, akademi përtej kufjve shtetëror me trurin dhe dijen e kombit që të jetë e gatshme të luaj rolin që sapo folëm. Jemi të detyryar tju vendosim në pozitë të vështirë, në raport me shërbimin social.

Me një kusht që kjo të përkthehet brenda marsit me një paltformë rithemelimi të akademisë që ju takon juve.

Po nuk preka nuk besoj dot që kjo do bëhet, topi është në fushën tuaj, por akademia si shërbim social do mbyllet, kështu është katandisur.

  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hëna e ftohtë e dhjetorit dhe kuptimi i saj që nga antikiteti
»
Article Logic
Execution time: 0.016932010650635
array(1) { ["section"]=> string(128) "rama-s-le-gje-pa-thene-per-akademine-e-shkencave-i-krahason-me-agjensite-funerale-pas-fondeve-u-heq-edhe-sherbimin-social-100481" }