Rama sarkastik me Palokën, flet edhe për Shullazin: Dy herët që e kam takuar personazhin në fjalë

Publikuar tek: politike, më 11:30 21-04-2016 Rama sarkastik me Palokën, flet edhe për Shullazin:  Dy herët që e kam takuar personazhin në fjalë

“E kam ndeshur në zgjedhjet e vitit 2007 dhe herën e dytë në zgjedhjet e vitit 2009 dhe e kam ndeshur si personin që ka shkuar dhe ka dhunuar takimin elektoral të PS në njësinë 7. Dëshmitarë është dhe Vasilika Hysi, Besnik Bare dhe njëfarë Erzen Erzen, e keni pas drejtor Policie. Jo lumin po drejtorin dhe thojini si ka qenë ai rast. Kjo nuk është as e para as e fundit. Ju gjërat që bëni vetë dhe janë gjëra që nuk përputhen me asnjë normë, asnjë moral e vlerë kur keni qenë në qeveri e faturoni këtë herë. Gjithçka keni bërë vetë, e hidhni te ne”, kjo ishte përgjigjia që dha kryeministri Edi Rama pas fjalës së mbajtur nga kreu i Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka, lidhur me deklaratën se “Nëse Berisha nuk do kishte denoncuar kërcënimet, sot do kishim rektor Shullazin”.

Edi Rama për fjalën e Palokës:

Po ta kishin dëgjuar studentët këtë fjalim, do ishin kthy nëpër shtëpia dhe do thonin të rrëzojmë ne regjimin e integritetit që mbas 26 vitesh të kemi gojëtarë kryesor të PD këtë, jo, këtë s’besoj se do e kishin pranuar.

Sikur ta dinte pula që duket si pulë do bënte një përpjekje të dukej ndryshe por e rëndësishme është dicka tjetër në fjalët që tha rrëmujshëm gojëtari i grupit.

Midis tramtit dhe teje unë zgjedh ty. Kurse ai që thu ti është punëtori i trampit. Mes punëtorit të trampit dhe ty, unë të zgjedh ty.

Trampistin më të mirë PD të ka, ty të paktën je trampist shqiptar, unë s’jam nga ata që besoj që ke lujt poker me Shullazin te Milosaho unë di që i le lekët në skedina por ato lekët e gjyqit do i japësh.

Sa për dijeninë tënde mos u nxito por për momentin je i dënuar nga gjykata e lartë si shpifës, se unë vajta në gjykatë të lartë jo në seancë, asnjë provë, vetëm liria e opozitës për të thënë cfardo. Partia thotë këta besojnë, ore prova i tha gjykatësi ore s’janë prova, janë mendimi i partisë.....

Mua më bëhet qejfi që ju për herë të partë i jeni vënë në mbështeje prokurorisë por është e njëta që ka kërkuar burg për Xhelal Mziun.

Rama për reformën në drejtësi:

Me një këmbë apo me të dyja këmbët në ajër ju do ta votoni reformën. Doni ta provoni deri në fund këtë rrugë. Provojeni, ta shohim ku do dilni.

Edi Rama për Emiljano Shullazin:

Unë këtë personazh e kam takuar vetëm dy herë.

E kam ndeshur në zgjedhjet e vitit 2007 dhe herën e dytë në zgjedhjet e vitit 2009 dhe e kam ndeshur si personin që ka shkuar dhe ka dhunuar takimin elektoral të PS në njësinë 7. Dëshmitarë është dhe Vasilika Hysi, Besnik Bare dhe njëfarë Erzen Erzen, e keni pas drejtor Policie. Jo lumin po drejtorin dhe thojini si ka qenë ai rast. Kjo nuk është as e para as e fundit. Ju gjërat që bëni vetë dhe janë gjëra që nuk përputhen me asnjë normë, asnjë moral e vlerë kur keni qenë në qeveri e faturoni këtë herë. Gjithçka keni bërë vetë, e hidhni te ne.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paloka- Ramës: Para teje s’kam ndenjtur kurrë si pulë, aq më tepër kur bëhet fjalë për krimin
Topalli pyet: Pse nuk nxirrni foton e arrestimit të Shullazit? I përgjigjet Rama: Çfarë ndodhi pas mesnate »
Article Logic
Execution time: 0.026885032653809
array(1) { ["section"]=> string(101) "rama-sarkastik-me-paloken-flet-edhe-per-shullazin-dy-heret-qe-e-kam-takuar-personazhin-ne-fjale-38256" }