Rama-Schulz: Kryesfida e vitit reforma në drejtësi

Publikuar tek: politike, më 18:14 13-07-2015 Rama-Schulz: Kryesfida e vitit reforma në drejtësi

Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim kreun e Parlamentit Europian, Martin Schulz me të cilin ka biseduar për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Rama ka theksuar se kryesfida e këtij viti është reforma në drejtësi, për të cilën ka thënë se do të kalojë në Kuvend gjatë vjeshtës. Kryeministri ka shprehur gjithashtu vendosmërinë e tij për të transformuar vendin.  “Folëm për sfidat që ka vendi, ku kryesfida është reforma në drejtësi dhe këtë kryesfidë do ta kalojmë në vjeshtë”, ka thënë Rama.

Zyrtari i lartë europian ka folur kryesisht për rolin e Shqipërisë në rajon dhe qendrimin e mbajtur prej vendit tonë ndaj Rusisë. Schulz ka thënë se Shqipëria luan rol pozitiv në rajon, ndërsa ka vlerësuar qendrimin e Tiranës ndaj Rusisë në lidhje me ngjarjet e ndodhura në lindje të Ukrainës.

Schulz është shprehur gjithashtui lumtur për arritjen e një marrëveshje me Greqinë, duke shtuar se kriza greke do të kishte impakt edhe në Shqipëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Takimi Basha-Nuland: Denoncim në Prokurori shkeljeve në zgjedhje, maxhoranca mungesë vullneti për dekriminalizimin
Veliaj do të ketë 4 nënkryetarë bashkie, ja partitë që do të përfaqësohen në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.0040361881256104
array(1) { ["section"]=> string(55) "rama-schulz-kryesfida-e-vitit-reforma-ne-drejtesi-16087" }