Rama sekretarit të NATO-s: Ju përgëzojmë për Malin e Zi, ftoni sa më shpejt edhe Kosovën. Stoltenberg flet për pikturat e kryeministrit

Publikuar tek: politike, më 12:36 10-12-2015 Rama sekretarit të NATO-s: Ju përgëzojmë për Malin e Zi, ftoni sa më shpejt edhe Kosovën. Stoltenberg flet për pikturat e kryeministrit

Kryeministri Rama dhe Sekretari i përgjithshëm i NATO-s  Jens Stoltenberg, pas takimit kokë më kokë kanë mbajtur edhe një konferencë të përbashkët shtypi. Rama përgëzoi sërish vendimin e NATO-s për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Malit të Zi ndërsa i kujtoi sekretarit mundësinë e afrimit të Kosovës.

“Ne ndihemi mirë që jemi pjesë e kësaj aleance, jemi një model që vllazëria fetare siç tha Papa Prançesku është baza e një harmonie mes njerëzve me besime të ndryshme.

Unë i shpreha sekretarit  të përgjithshëm specifikisht mirënjohjen e Shqipërisë për vendimin e NATO-s për të ftuar Malin e Zi pasi për ne ështëi rëndësishëm zgjerim i hapësirës së lirisë së paqes dhe demokracisë së mbrojtur dhe aq sa mbështesin anëtarësimin e Malit të Zi mbështesim edhe vendet e tjera të rajonit dhe në këtë kontekst Shqipëria beson se vendet aleate do sqarojnë sa më shpejt mundësinë e afrimit të kosovës, duhen eleminuar të gjitha potencialet që mund të shfrytëzohen nga e keqja që përballemi bashkarisht.  Ne jemi të bindur  dhe duam të besojmë që ndjeshmëritë përkatëse bilaterale nuk do vazhdojnë të bëhen pengesë në një proces që ka lidhje të drejt me sigurinë dhe kërcënimin e hapuur që sot i prek të gjithë se bashku ndaj sa më shumë të konsolidoheët aleanca aq më shumë të sigurtë jemi të gjithë. E sigurova sekretarin e përgjithshëm jo vetëm që Shqipëria është e përfshirë seriozisht në angazhime por do vazhdojë të jetë pjesë aktive e operacioneve të NATOS për ruajtjen e paqes”, tha Rama i cili ia kaloi fjalën menjëherë sekretarit të Përgjithshëm.

Stoltenberg e hapi fjalën e tij duke shprehur kënaqësi që kishte mundur të shikonte pikturat e kryeministrit Rama ndërsa shprehu lëvdata për Shqipërinë për bashkëpunimin në NATO.

“Jam shumë i nderuar që pata mundësinë të shikoj edhe disa nga pikturat që ju keni bërë. Kjo vizitë ishte një mundësi për të njohur Shqipërinë e për të parë mundësitë e bashkëpunimit. Dua të lavdëroj Shqipërinë për kontributin për misionet e NATO-s në Afganistan e në Kosovë që i keni ofruar dhe i keni ofruar “, tha Stoltenberg në konfencë.

Sekretari i përgjithshëm i NATOS lavdëron Ramën për lidershipin

"Vizita ime në Tiranë nuk është diçka që e kemi vendosur për shkak të sulmeve në Paris. Ka një vlerë shumë të madh si sekretar i Përgjithshëm I NATO-s. Ajo që mund të them për kërcënimet terroriste, është fakti se asnjë vend nuk është i papreklshëm nga sulmet që patë në paris. Prandaj na duhet të jemi vigjilintë, na duhen mjete ushtarake.

NATO po luan rolin e saj, nëpërmjet aleatëve, por edhe duke u përqëndruar te shkaqet në rrënjë të destabilizimit dhe kërcënim terrorist. Duhen ndihmuar vendte në rajon për të rritur kapacitet e tyre. Kjo është cka bëjmë në Afganistan, këtë bëjmë në Jordani, kjo është çka po bëjmë ehde me qeverinë e Irakut që të kenë forca lokale që të luftojnë ekstremistës", tha  Stoltenberg.

"Shqipëria nuk është as më shumë e as më pak e rrezikuar nga vendet e botës ku ne bëjmë pjesë. Ne jemi plotësisht të angazhuar që të kontribojmë me të gjitha mundësitë që disozicion brenda kësaj aleance në cdo mision ku kërkohet kontrobuti ynë", iu përgjigj Rama pyetjes së gazetarëve mbi terrorizmin.

" NATO është shumë e përqëndruar për ruajtjen dhe mbajtjen e stabilitetit në Ballkan.Operacioni më i madh jashtë zonës së NATO ka qenë në Ballkan, Bosnjë-Hercegovinë dhe më pas në Kosovë.

Kësisoj Kroacia, Sllovenia, Shqipëria janë anëtare dhe besoj se diskutimi që zhvilluam me kryeministrin thjesht sa e përforcon rëndësinë e Shqipërisë si aleate.

Jemi të pranishëm në Kosovë me KFOR, prezenca më e gjatë ushtarake në ndonjë vend. Do doja të lavdëroja edhe lidershipin që shohim nga Tirana, zërin e fortë dhe lidershipin e fortë të kryeministrit", pëmbylli Stoltenberg.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çfarë i censuruan mediet intervistës së Edi Ramës?
Berisha komenton protestën: Një uragan! Flet edhe për Ramën dhe dhunën »
Article Logic
Execution time: 0.018186807632446
array(1) { ["section"]=> string(138) "rama-sekretarit-te-nato-s-ju-pergezojme-per-malin-e-zi-ftoni-sa-me-shpejt-edhe-kosoven-stoltenberg-flet-per-pikturat-e-kryeministrit-27424" }