Rama:Shfaqje e trishtueshme me tufë politikejsh e rrugeçërish, Tahiri i çmontoi akuzat

Publikuar tek: politike, më 13:13 05-03-2015 Rama:Shfaqje e trishtueshme me tufë politikejsh e rrugeçërish, Tahiri i çmontoi akuzat Edi Rama

Edi Rama e ka cilësuar shfaqje të trishtueshme me ‘’tufë politikejsh e rrugeçërisht’’, seancën e sotme në Parlament.Sipas Ramës, ministri Brendshëm ka folur qartë, duke çmontuar akuzën e ngritur ndaj Metës.

“Tahiri e tha qartë dhe nuk ngriti akuza, por çmontoi akuzën e ngritur. Dhe meqë është përfshirë një tufë personazhesh askush nga ne nuk synon të përfitojë për shkak të miqësive apo politikës me PD dhe PR, apo sojin e një opozite që po tretet në llum, por sërish t’ia lemë hetimit deri në fund. Nëse flasim për institucione këto janë institucione. Transformimi i parlamentit në daulle për vallen e shpatave, kjo është marrëzi dhe jo rruga për institucionet.”, tha sot Rama.

Sipas tij e gjitha shkon në kosto të shqiptarëve.

“Kjo është një shfaqje shumë e trishtueshme në të cilën janë përfshirë një tufë politikejsh dhe rrugeçërish që fatkeqësisht të parët, në mënyrë të verbër kujtojnë se përfitojnë nga të dytët dhe të dytët të përfitojnë nga të parët. Por kosto është e shqiptarëve që nga parlamenti presin të dëgjojnë reforma, për ligjet, për të cilat ka nevojë procesi i reformave të modernizimit të vendit të dëgjojnë për ekonominë, e problemeve sociale që kemi trashëguar dhe janë të detuyruar të dëgjojnë rrjedhat e përroit psiqik të ish- kryeministrit.”, tha Rama.

Sipas Ramës, opozita e ka braktisur misionin e sja është kthyer në zërin e skutave më të errta, por që politika do të ndahet prej saj.

“Sa i takon çështjes besoj se sot ish- kryeministri na dha hapur atë që në fakt ka qenë për të gjitha vitet e qeverisjes së tij, standarti i tij: pra një njeri në krye të pushtetit që i bën prokurorisë dhe që ende sot e gjithë ditën ka lënë pa përgjigje 21 janarin, pa përgjigje shumë e shumë drama dhe skandale të tjera korruptive. Ne kemi një standard tjetër, standard që është i shpallur dhe që do të ecim përpara standartin e punëve të ndara. I takon drejtësisë dhe prokurorisë, të zbardhë të vërtetën e kësaj farse. Merreni me mend se çfarë dëgjojmë dhe kuptojnë nga gjithë kjo marrëzi partnerët ndërkombëtare.’’,theksoi Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Metën s'e heton dot Prokurori, Rama deshi ta binde Tomën mos të tregonte
PD, Basha: Po bënjë çmos për të manipuluar hetimin, Meta të japë dorëheqjen »
Article Logic
Execution time: 0.020787954330444
array(1) { ["section"]=> string(90) "rama-shfaqje-e-trishtueshme-me-tufe-politikejsh-e-rrugecerish-tahiri-i-cmontoi-akuzat-5026" }