Rama shkarkon ministrin Cani, i kundërshtoi koncesionin për të vëllanë. A është kjo hakmarrje e kryeministrit kundër vartësit?

Publikuar tek: politike, më 13:32 16-02-2016 Rama shkarkon ministrin Cani, i kundërshtoi koncesionin për të vëllanë. A është kjo hakmarrje e kryeministrit kundër vartësit? Edi Rama, vëllai i kryeministrit Olsi Rama dhe ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani

Newsbomb.al ka shkruar ditë më parë, duke publikuar edhe dokumentet, rreth një koncesioni që implikonte Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit Edi Rama.

Koncesioni, apo Partneriteti Publik-Privat siç qeveria e quan, varet nga Ministria e Financave, pikërisht nga ministri Shkëlqim Cani, tashmë ish-ministër. Ministria, nëpërmjet zv.ministres Irena Beqiraj nxitoi të komentonte koncesionin për TVSH-në. Por Beqiraj nuk e përgënjeshtroi asokohe edhe një dokument të dalë prej ministrisë së saj, ku kritikohej rëndë pikërisht ky projekt.

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Ministria e Financave ishte kundër këtij koncesioni. Dokumenti, publikuar nga ‘’Monitor’’, në formën e raportit,  kishte bekimin e Canit. Pra prej dy vitesh Cani po bënte rezistentin. Por kjo rezistencë kaq e gjatë duket se e bezdisur shumë kryeministrin që po e kundërshtonte një vartës i tij dhe për më tepër, lidhur me një projekt që domosdo duhet të jetë në tryezën e vëllait të tij dhe bashkëpunëtorit Endri Meksi.

Çfarë thuhej në kundërshtimin e Canit:

 “Subjekti privat do të ushtrojë një funksion (mbledhjen dhe administrimin e TVSH-së), që nuk i takon me ligjin për procedurat tatimore.

Kjo formë nënkupton ndryshim të sistemit aktual dhe delegim i autoritetit publik për sa i përket tatimeve te privati vë në dyshim shumë elementë dhe qëllime të sistemit aktual që lidhen me rrezikun e keqadministrimit dhe keqpërdorimit të të dhënave, zhveshjen e shtetit nga autoriteti kryesor i mbledhjes dhe administrimit të të dhënave dhe do të ngrejë pikëpyetje të mëdha për sa i përket sistemit të ankimeve ndaj vlerësimeve tatimore etj, lidhur me subjektin që do të jetë palë e paditur nga tatimpaguesit që ankohen dhe me marrëdhëniet detyrimore koncesionar-shtet-tatimpagues.

Po ashtu, është shumë e diskutueshme zgjidhja e propozuar lidhur me pronësinë mbi asetet pas përfundimit të koncesionit’’

Hije dyshimi pati mbi koncesionin për mbledhjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Dy emrat e përfolur si fitues janë pikërisht vëllai i kryeministrit, Olsi Rama dhe Endri Meksi, djali i ish-kryeministrit të djathtë Aleksandër Meksi.

skemare

Pritet që një koncesion prej 110 milionë eurosh të jepet për mbledhjen e TVSH-së, nga qeveria shqiptare dhe nga ajo që ka qarkulluar këto ditë, në skenë ka dalë një kompani ndërkombëtare e quajur ‘’M.POS’’, me zyra në Hong Kong dhe president Allen Cheng. Po a po përdoret kjo kompani si maskim për atë që mund të ndodhë më vonë? Apo duhet një kompani ndërkombëtare, si ‘’M.POS’’-i, që publikimi i koncesionit në ‘’Financial Times’’ të përligjet?

Nga ajo që zbulohet në prapaskenë, prej disa muajsh ka nisur të ngrihet skema përfituese, e tri kompanive, me aksionerë: Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit Edi Rama dhe Endri Meksin djalin e ish-kryeministrit Aleksandër Meksi.

Olsi Rama dhe Endri Meksi janë aksionerë të së njëjtës kompani, ‘’Pegasus Communication’’ ( krijuar në 2014). Endri Meksi ka tri kompani të tjera: MC Networking (krijuar në 2007), MCN Services ( krijuar në 2014) dhe Konnect (krijuar në 2015).

Kompania që duket se ka në specialitetin e saj mbledhjen e TVSH-së, është Konnect, e cila kryen ‘’Veprimtari ndërmjetësimi dhe këshill-dhënëse në  fushën  e tatim-taksave’’, por edhe kompanitë e tjera janë të lidhur me sistemet e informatikës,  transmetimit të të dhënave dhe pajisjeve fundore.

Në qarqet në Tiranë flitet prej kohësh se fituesi i këtij tenderi është i paracaktuar. Kompanitë për të cilat bëhet fjalë dhe që zbulon Newsbomb.al, përveçse janë drejtuar në fushën e telekomunikacioneve dhe taksave, janë krijuar vetëm gjatë qeverisjes socialiste. Duket se ideatori ka qenë Endri Meksi, i cili është edhe gjeneratori i kompanive, dhe një specialist shumë i mirë në fushën e komunikimit.

Ajo që pritet të ndodhë është shpallja e fituesit të tenderit në një media prestigjioze ndërkombëtare. Por çdo kompani e huaj do të operojë me partner shqiptar./Newsbomb.al

{gallery}canikundershtim{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çfarë i kërkoi Presidenti Ramës që ky i fundit e ironizoi në Facebook
Balla: Blushi qëndrim destruktive ndaj qeverisë. I uroj suksese ministrave të rinj »
Article Logic
Execution time: 0.05155611038208
array(1) { ["section"]=> string(129) "rama-shkarkon-ministrin-cani-i-kundershtoi-koncesionin-per-te-vellane-a-eshte-kjo-hakmarrje-e-kryeministrit-kunder-vartesit-32725" }