Rama shkon në Durrës dhe bën takim me dyer të mbyllura me strukturat. Zbulohet kërkesa kryesore e kryeministrit

Publikuar tek: politike, më 12:10 16-01-2016 Rama shkon në Durrës dhe bën takim me dyer të mbyllura me strukturat. Zbulohet kërkesa kryesore e kryeministrit

Me të mbaruar një takim të rëndësishëm ditën e djeshme me strukturat e kryesisë së Partisë Socialiste,kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Durrës.

Ai ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me strukturat në qytetin bregdetar, ndërsa janë zhvilluar zgjedhjet edhe për organizimin e 18 lagjeve.

Kërkesa kryesore e Ramës për socialistët e Durrësit ka qenë hapja e partisë, por ata nuk i janë përgjigjur me konfirmim, pasi i kanë shfaqur kryetarit të tyre pakënaqësitë lidhur me punësimet.

Disa nga socialistët, emrat e të cilëve nuk dihen, kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre për punësimet.

Sigurisht që në Durrës, situata nuk është e pafavorshme për socialistët po të kujtojmë edhe faktin se ata zotërojnë edhe bashkinë, nëpërmjet kryetarit të saj, socialistit Vangjush Dako. Por gjithsesi, nuk bëhet shumë e ditur se për cilat institucione kanë shprehur pakënaqësi socialistët, në mos për institucionet që drejtohen në bashkëpunim edhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD-ja sulmon ministrin e Shëndetësisë: Ilir Beqja i dha vetes 85 milionë lekë
Kreshnik Spahiu rrëfen çfarë i tha Edi Rama për Ilir Metën: Do ta shkrij… »
Article Logic
Execution time: 0.053012847900391
array(1) { ["section"]=> string(116) "rama-shkon-ne-durres-dhe-ben-takim-me-dyer-te-mbyllura-me-strukturat-zbulohet-kerkesa-kryesore-e-kryeministrit-30154" }