Rama shkon në zyrën e Metës, kokë më kokë për minuta me radhë

Publikuar tek: politike, më 08:57 30-03-2016 Rama shkon në zyrën e Metës, kokë më kokë për minuta me radhë

Nuk është e jashtëzakonshme që kryeministri Edi Rama të shkojë në zyrën e Ilir Metës, në Kuvend. Por sigurisht që takime të tilla janë bërë të shpeshta, sa herë ka patur ngërçe në funksionimin e koalicionit, apo në raport me opozitën.

Edhe këtë mëngjes kryeministri është nisur drejt zyrës së kryetarit të Kuvendit, për të folur rreth Reformës në Drejtësi dhe zhvillimeve rreth saj.

Pati një tërheqje të opozitës, sa i përket dakordësimit për Reformën në Drejtësi dhe veçanërisht Byrosë Kombëtare të Hetimit. Fillimisht demokrati Eduard Halimi dha lajmin se arritën një marrëveshje me maxhorancën në komisionin e posaçëm, hap që u mohua menjëherë ditën tjetër nga Berisha dhe Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mungesa e energjisë në pistën e Rinasit, si e kujton ngjarjen truproja e Meksit, sot deputet i PS
Përfundon takimi me Hahn, Basha: Dhunim i Kushtetutës nga qeveria tiranike dhe regjimi banditesk »
Article Logic
Execution time: 0.025168180465698
array(1) { ["section"]=> string(66) "rama-shkon-ne-zyren-e-metes-koke-me-koke-per-minuta-me-radhe-36373" }