Rama shkroi me dorë letër për dibranët, Paloka ashpërson tonet: Ordiner, gënjeu 5 vite për rrugën e Arbërit

Publikuar tek: barometri, më 08:34 16-06-2018 Rama shkroi me dorë letër për dibranët, Paloka ashpërson tonet: Ordiner, gënjeu 5 vite për rrugën e Arbërit

Menjëherë pasi kryeministri Rama publikoi një letër të shkruar me dorë ku ftonte qytetarët dibranë të ishin të pranishëm në rifillimin e punimeve të Rrugës së Arbërit, ka ardhur edhe reagimi i deputetit demokrat, Edi Paloka.

 

Teksa i drejtohet me fjalët ordiner e mashtrues, Paloka ka thënë se Rama i ka gënyer dibranët për 5 vite rresht, ndërsa ka shtuar se rritjen ekonomike e llogarit bazuar në investimet e firmosura në kohën e Berishës.

Paloka ka shkruar se gjithashtu edhe Rruga e Arbërit është realizuar deri në 60% të saj nga Partia Demokratike.

REAGIMI:

Ordiner...!
Shpresoj qe dibranet te ta kthejne pergjigjen sic e meriton e sic dijne ata.
Ka pese vjet qe nuk ben asnje pune. Vetem llogje e guxon dhe te ironizoje ata qe e kane akuzuar per kete.
Te vetmet “inagurime” qe ka bere ne 5 vjet kane qene investime te projektuara, financuara dhe iniciuara nga qeveria Berisha. 
Ka 5 vjet qe “rritjen ekonomike” e llogarit bazuar tek te vetmet investime madhore qe vazhdojne ne Shqiperi e qe jane TAP-i dhe “Devolli Hydropoëer”, per te cilet e di dhe me i humburi ne kete vend qe jane investime te qeverise Berisha.
Sot ka gjetur momentin te mburret e njekohesisht te bej dhe ironi me mashtrimin e rradhes qe ka te bej me rrugen e Arberit.
Pasi i genjeu per 5 vjet me rradhe dibranet , tani flet me paturpesi per “fillimin e punimeve, te pritura per 100 vjet”
Keta duket sikur kane dale te gjithe nga i njejti vend i ndyre; “rilindas” e 99-sha , mashtrues ordinere e shpifesira .
Rruga e Arberit eshte nisur po ashtu nga qeveria Berisha e cila ka realizuar te pakten 60% te punimeve te saj deri diten qe Edvini erdhi ne pushtet. Kete e dijne jo vetem dibranet e matjanet po dhe cdokush qe i ka rene rruga per ne Diber. Sic e dijne po aq mire se qe nga dita qe Rama ka ardhur ne pushtet i ka mashtruar dibranet , nje here ne 6 muaj., sa here i eshte dashur te shkoj per fushate ne Diber.
Tani , i pafytyre sic eshte, i fton “ne Peshkopi dhe Klos “...”per fillimin e punimeve te pritura per 100 vjet.” 
Dibranet nuk kane 100 vjet qe presin “fillimin e punimeve” ooo...
Kane 5 vjet qe presin rifillimin dhe perfundimin e punimeve qe ti i nderpreve kur erdhe ne pushtet o...edvin.
Ti e do nje pergjigje , tamam si prej Dibre, e shpresoj qe dibranet te ta japin

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019111156463623
array(1) { ["section"]=> string(111) "rama-shkroi-me-dore-leter-per-dibranet-paloka-ashperson-tonet-ordiner-genjeu-5-vite-per-rrugen-e-arberit-124547" }