Rama shmang përdorimin e shpeshtë të emrit të Shullazit dhe e quan ‘’Personazh’’. Jep detaje si e arrestoi policia

Publikuar tek: politike, më 10:54 21-04-2016 Rama shmang përdorimin e shpeshtë të emrit të Shullazit dhe e quan ‘’Personazh’’. Jep detaje si e arrestoi policia

Rama shmang përdorimin e shpeshtë të emrit të Emiljano Shullazit, duke e përmendur vetëm një herë mbiemrin e tij dhe duke e quajtur ‘’Personazh’’. Jep detaje si e arrestoi policia dhe bashkëpunimin me prokurorinë. Rama  i drejtohet Palokës me krahasimin ‘’si pulë’’.

DEBATI I PLOTË:

Ruçi: Keni 3 vjet që nuk e keni përdorur. Pse na shpërdoroni kohën. Është shumë shpërdorim kohe. Kërkoj interpelancë urgjente

Kërkoj interpelancë urgjente!

(Ndërhyn Noka)

Ruçi: Ne këtu nuk jemi gur varri që dëgjojmë se çfarë ëndrrash dëgjojnë këta të opozitës.

Paloka: Faleminderit Z.Kryetar. Unë nuk habitem nga habia e Z.Ruçi. Por e vetmja pikë këtu është kur ky vend po shkon drejt rrënimit sa ka arritur deri në atë pikë sa krimi i Shullazëve që drejtojnë këtë qeveri, kërcënojnë dhe universitetin. Z.Ruçi habitet pse e ngremë këtë çështje në Parlament.

Sigurisht edhe ligjet do diskutohen. Kur shefi juaj i vërtetë është futur pa dijeninë e shefit tuaj, është futur në burg. I Ramës dhe Tahirit që për 3 ditë nuk kishin çfarë të thonin dhe ku të shkonin. Ky është problemi që duhet të diskutojmë.

Rama: Në fakt nuk kisha ndërmend të merrja fjalën, edhe në respekt të një çështje shumë parimore, të cilën kryetari ynë e përforcoi, s'tha asgjë më shumë se Znj. Jozefinë.

Kur dëgjova, si ta them këtë, të dënuarin nga gjykata për shpifje, ekzaktësisht për këtë temë. E kam çuar këtë zotëri në gjyq për këtë temë, e i kam thënë, provo një fjalë, jo të gjitha, ky i derdh më shumë, mbi këtë personazh, Shullazin. Në gjyq, ishte si një pulë që thoshte ''ç'lidhje kam unë, kjo është çështje politike. Unë këtë ma ka pru partia. Jam përfaqësues i një partie. Partia ka këtë bindje, unë e kam fakt.'' Ja këto broçkulla thoshte ky në gjykatë. Është dënuar në Gjykata e Lartë si shpifës profesionist.

Tani nuk e kuptoj se me çfarë kurojo kërkojnë ta bashkangjisin me ne. Si ka mundësi që nuk latë hero të botës së krimit, pa e bërë hero të botës suaj. Pa e kthyer në personazh të politikës suaj, për mirë ose për keq.

Kush e ka arrestuar? Kush e ka arrestuar?

Noka: Prokuroriaaaa

Rama: Edhe sikur duhet të ishte kështu, normalisht arrestimet bëhen në bashkëpunim me prokurorinë, por në këtë rast e vërteta është më ndryshe,  ndalimi është bërë nga policia, e cila ka filluar procedurën pa pasur një denoncim konkret, por duke u nisur vetëm nga një indicie. Ka kërkuar nga Prokuroria autorizim për arrestim dhe e ka marrë pas mesnate, ndërkohë që personazhi në fjalë ka qenë në qeli.

Policia ka kërkuar autorizimin nga policia, për ta vendosur në ndjekje dhe në përgjim dhe nuk e ka marrë.

(Ndërhyn Noka)

Meta: Z.Noka bëhuni i duruar, ju lutem mos prishni qetësinë!

Rama: Në policinë e shtetit që drejtohet nga ne, nuk bëhen përgjime ilegale, bëhen me autorizim të prokurorisë. Është kërkuar dhe nuk ka mbërritur. Pak rëndësi ka kjo. Ju nuk e fshini dot kënaqësinë, kur flisni për krimin dhe botën e krimit, janë sipas jush të vetmit shpëtimtar të politikës suaj të ditës. Pa të, ju do ishit një çetë memecësh, që do bënit me shenja, ose vetëm me dy gishta.

(I Drejtohet Palokës)Ti mos fol se je dënuar nga gjykata. E ke vetëm për këtë çështje. Ke qenë para trupit gjykues, vetëm një pulë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elisa Spiropali: Fresh Voice, numër i papritur aplikimesh nga të rinjtë
Paloka- Ramës: Para teje s’kam ndenjtur kurrë si pulë, aq më tepër kur bëhet fjalë për krimin »
Article Logic
Execution time: 0.018339872360229
array(1) { ["section"]=> string(115) "rama-shmang-perdorimin-e-shpeshte-te-emrit-te-shullazit-dhe-e-quan-personazh-jep-detaje-si-e-arrestoi-policia-38252" }