Rama shoqërohet nga Linda, inauguron amfiteatrin e Durrësit

Publikuar tek: kulture-art, më 12:08 21-03-2015 Rama shoqërohet nga Linda, inauguron amfiteatrin e Durrësit Edi Rama dhe Linda sot ne qytetin e Durresit

Ka shumë kohë që kryeministri Rama nuk del në public me bashkëshorten e tij Linda Rama, e cila më së shumti gjithë këto kohë është marrë me rritjen e djalit të tyre Zaho. Por ka zgjedhur ditën e sotme, e diel, me një kohë të mrekullueshme për të marrë me vete bashkëshorten dhe për të shkuar në qytetin e Durrësit.

Ka shfrytëzuar rastin me hapjen e muzeut arkeologjik të amfiteatrit të Durrësit për të qenë present në këtë ceremoni, përpara se të shkonte në Gjirokastër dhe të mbyllte mbrëmjen në Sarandë. Ai në rrugët  e Durrësit është shfaqur në krah të bashkëshortes Linda Rama.

Gjatë ceremonisë së inagurimit të amfiteatrit të Durrësit, kryeministri deklaroi se janë shpenzuar një milionë dollarë. Rama tha se Muzeu i Durrësit është një “aset i krenarisë sonë kombëtare” duke e cilësuar madje si më të madhin në Shqipëri.

Rama tha se muzeu u inaugurua në vitin 2002 por sipas tij asnjëherë nuk u përfundua por kishte rënë viktimë e politikës së përurimeve njësoj si proverb “dardha e ka bishtin prapa”. Eshtë moment I rëndësishëm për këtë qytet dhe rrugën e rilindjes pas viteve që ishte mbyllur dhe ishte hapur si mos më keq. Muzeu arkeologjik i Durrësit cel sot dyert dhe jam i bindur që ata që e shohin për herë të parë rrezaton shkëlqimin e vet” tha kryeministri. Sipas tij në këtë muze janë rikonstruktuar 3200 objekte dhe I bëri thirrje qytetarëve që ta vizitojnë.   

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pranvera e Frankofonisë në Shqipëri
Saimir Pirgu interpreton "La Traviata", zëvendëson kolegun e sëmurë »
Article Logic
Execution time: 0.055416822433472
array(1) { ["section"]=> string(63) "rama-shoqerohet-nga-linda-inauguron-amfiteatrin-e-durresit-6533" }