Rama show në Kryeministri: Hallall talljet, sharjet, hallall të gjitha

Publikuar tek: politike, më 11:33 14-06-2018 Rama show në Kryeministri: Hallall talljet, sharjet, hallall të gjitha Nga Kryeministria: Ne foto Edi Rama, bashkepunetoret e tij dhe qytetaret qe jane ankuar ne platforme

Kryeministri Edi Rama e ka kthyer Kryeministrinë në një show të vërtetë për hir të platformës bashkëqeverisëse.

Kryeministri ka thirrur në Kryeministri të gjithë hallexhinjtë që janë ankuar në këtë portal dhe kanë gjetur zgjidhje duke i kërkuar secilit të tregojë historinë e tij.

“Këtu ka ndryshuar dicka themelore, zyrat e dikurshme të pritjes së popullit, të marrëdhënieve me publikun, të radhëve ku duhej mik edhe për t’u dëgjuar ia kanë lënë vendin një sporteli të zyrës së ministrit që gjithkush mund ta ketë në xhep”, tha Rama.

Kryeministri thirri Entelën, koordinatore në kryeministri të tregonte një prej rasteve.

“Joni Dervishi, u ankua për çmim tjetër të paguar me cmimin e biletës për transportin ndërqytetas, në bazë të shkeljeve u vendosën penalitete”, tha koordinatorja ndërsa edhe vetë i riu u çua për të konfirmuar të gjithën.

“Zgjidhje që ka marrë vetëm një javë, e them këtë për t’i thënë të gjithëve: Hallall talljet, sharjet, estrada te komentet tuaja në facebook, hallall të gjitha, vetëm kur vjen puna te halli juaj personal provoni platformën e pastaj vazhdoni me avazin nuk bëhet ky vend mer jahu”, tha Rama ndërsa ftoi një tjetër bashkëpunëtor të tij.

Aleko, koordinator në Kryeministri:

 “Dy pensionistë ishin ankuar në platformë për diferenca në pensione dhe vonesa, Luan Hajce, ish ushtarak, pensionist, në fund të muajit maj i është ndërprerë pensioni. Iu drejtua platformës, menjëherë situata u vu në vend si rezultat i një auditimi “, tha koordinatori ndërsa vazhdoi duke prezantuar raste të tjera.

“Këtu s’jemi në një teatër por në një pasqyrim të rasteve reale”, tha Rama si për të shuar dyshimet për këto dëshmi.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Takimi me Ramën, Meta zbulon çështjet që diskutoi me kryeministrin kokë më kokë në Presidencë
“Qamili nga Kukësi kthehet nga Greqia dhe ndërton fermë në Durrës”, Peleshi rrëfen historinë: Detyra jonë është që...(E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.004410982131958
array(1) { ["section"]=> string(74) "rama-show-ne-kryeministri-hallall-talljet-sharjet-hallall-te-gjitha-124341" }