Rama shpall konkursin dhe josh të rinjtë me 3 dhurata impresive, i 4-ti fiton kravatën e kryeministrit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:03 13-04-2017 Rama shpall konkursin dhe josh të rinjtë me 3 dhurata impresive, i 4-ti fiton kravatën e kryeministrit

Në përfundim të fjalës së tij gjatë mitingut me të rinj nga Tirana, kryeministri Edi Rama, për të treguar edhe njëherë se është i vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve në 18 qershor, ka shpallur konkursin për kolonën zanore të fushatës së Partisë Socialiste.

Rama i tha të rinjve se çdokush mund të propozojë një këngë për fushatën e PS-së dhe automatikisht do të bëhen pjesë e një gare ku katër vendet e para do shpërblehen me dhurata, bluza të lojtarëve të Ligës së Kampionëve.

“Nesër do publikojnë një akt dhe do kërkojnë nga të gjithë ju dhe nga të gjithë vajzat dhe djemtë, pavarësisht moshës, të propozojnë kush do jetë kënga për fushatën e Shqipërisë që duam. Dhe pasi të mbledhim gjithë propozimet do hedhim një short nga propozuesit e këngës fituese, kujt do t’i bjeri shorti si i pari, do marri bluzën e firmosur nga lojtari që do më shumë në Champions League.

Kujt do t’i bjeri shorti i dyti do mari bluzën e autorit të parë në golit në finalen e Champions League. I treti do marrë një bluzë të fushatës së PS të firmosur. I katërti do marri një kravatë timen”, u shpreh Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026770830154419
array(1) { ["section"]=> string(107) "rama-shpall-konkursin-dhe-josh-te-rinjte-me-3-dhurata-impresive-i-4-ti-fiton-kravaten-e-kryeministrit-75093" }