Rama shpërblen me poste Flamur Bimen dhe Fadil Nasufin

Publikuar tek: politike, më 07:16 15-10-2015 Rama shpërblen me poste Flamur Bimen dhe Fadil Nasufin Edi Rama dhe Fadil Nasufi

Flamur Bime dhe Fadil Nasufi, dy ish-kryebashkiakët e Gjirokastrës dhe të Beratit pas dorëheqjes nga postet, në qetësi dhe me konsensus të plotë me Ramën, të paktën publikisht,  po lakohen sërish se janë vendosur në poste të rëndësishme.

Kryeministri Edi Rama ka shpërblyer me poste Bimen dhe Nasufin duke i bërë prefektë, raporton ‘’Mapo’’.

Vendimi është marrë dje nga qeveria. Bime është emëruar prefekt i Gjirokastrës, kurse Nasufi prefekt i Beratit. Edhe pse Bime dhe Nasufi nuk e pritën mirë moskandidimin e tyre nga Rama, ata publikisht nuk e kundërshtuan liderin e partisë së tyre, duke u tërhequr, madje në rastin e Nasufit edhe duke ndihmuar në fushatë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013401985168457
array(1) { ["section"]=> string(60) "rama-shperblen-me-poste-flamur-bimen-dhe-fadil-nasufin-23152" }