Rama shpërthen në Kryeministri: Çfarë tha për Serbinë, çfarë ndodhi në dhomën e zhveshjes dhe...një stadium i ri në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 15:00 12-10-2015 Rama shpërthen në Kryeministri: Çfarë tha për Serbinë, çfarë ndodhi në dhomën e zhveshjes dhe...një stadium i ri në Tiranë

Shpërthyes ka qenë kryeministri Rama në fjalën e mbajtur në Kryeministri me djemtë e kombëtares shqiptare. Rama nuk kurseu asgjë dhe bëri një analizë të thellë te rrugëtimit të Shqipërisë ndërsa rrëfeu gjithë çfarë ka mbajtur brenda këto ditë për tifozët, Serbinë, rrjetet sociale, e kritikët. Rama dha dhe një lajm të rëndësishëm: Ngritjen e një stadiumi të ri “Tirana Arena”.

Fort të dashur kuq e zi, i shtrenjti kapiten i skuadrës, karisimo Giani, i nderuar president , teknikë të federatës më lejoni t’ju falenderoj me gjithë zemër dhe t'ju shpreh mirënjohjen më të thellë.

Ju realizuat vrapimin më historik e emocionues të jetës suaj e të futbollit shqiptar, vrapimin dyvjecar drejt një ëndrre të pamundur që askush deri dy vjet më parë nuk guxonte ta shihte as me sy mbyllur jo me sy hapur, vec trajnerit që gjersa mori shtetësinë shqiptare mendoi idenë e cmendur se mund ta ngjiste majën e frikshme të finaleve europiane. Mallkimi i dy ndeshjeve në minutat e fundit i fashitën shumëkujt ëndrrën e jashtëzakonshme madje nuk ishin të paktë ata që u sollën keq me ju, harruan sa kishit bërë deri aty, harruan se ju i kishit dhuruar futbollit dicka që askush para jush se kishte imagjinuar, një Shqipëri të denjë konkurruese e krenare.

Harruan në ndeshjen me Serbinë se në fund të fundit kishit përballë një skuadër që nuk krahasohet me tonën, as nga talentet individuale as nga vlera monetare. Harruan që ju ishit në  Grupin e ferrit. Sdonin tja dinin që ju kishit siguruar play off.

Ngatërruan luftën me topin  e u lëshuan në rrjetet sociale me fjalë të padenja ndaj trajnerit, kapitenit...nuk po llogaris ato ndaj meje... Kush nuk e ka veshur fanelën kuq e zi nuk e di përgjegjësinë. Për mua që e kam pasur atë privilegj në rininë timë për ndeshje ku e ku në rëndësinë tuaj, e di se cfarë keni ndjerë ju.

Po prapë vetëm ju e dini se c’barrë të tmerrshme psikologjike keni mbajtur nga erërat që u bënë stuhi e që iu rrëzuan dy herë në fund.

Nuk do e harroj kurrë dhomën e zhveshjes, lotët, trupat e ngrirë si pa jetë, britmat e trajnerit dhe zërin e kapitenit që donte ti jepte shpresë shpresës së vrarë.

E doja me gjithë shpirt fitoren e mbrëmshme por këtë ceremoni e kisha përgatitur përpara rezultatit. Por atë në rrugë nuk do guxoja para rezultatit. Edhe sikur mos ia kishit dalë kësaj që do mbahet mend në histori prapë kjo kombëtare do ishte në majë e do meritonte një pritje madhështore se bëtë kombëtaren të prekte ëndrrën, mblodhët shqiptarët rreth arenave anë e mbanë botës në emocione të mundimshme.

Një tjetër stadium i ri në kryeqytetin e Shqipërisë do ju kushtohet juve dhe në një pllakë ku do shkruhen të gjithë emrat tuaj në të artë. Kur ngritëm Loro Boricin e bëmë se ju ishit pa shtëpi në vendin tuaj.

E di që do thonë:

“Populli s’ka bukë, ky ngre stadiume , Shqipëria po përmbytet ky flet për futboll a thua se kjo më pengonte të punoja për përmbytjet.  A thua se sporti u ha bukën këtyre mendjengushtëve. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Edi Rama mbrojti të atin e top modeles së hajnisë të Tatimeve”, Berisha në krah të Fullanit pasi u shpall i pafajshëm
Rama bën të përlotet Gianni De Biasin: Ja çfarë i thanë njëri-tjetrit në Kryeministri »
Article Logic
Execution time: 0.018534898757935
array(1) { ["section"]=> string(124) "rama-shperthen-ne-kryeministri-cfare-tha-per-serbine-cfare-ndodhi-ne-dhomen-e-zhveshjes-dhe-nje-stadium-i-ri-ne-tirane-22952" }