Rama shpjegon pse Nishani e priti Kerryn te shkallët e avionit, ‘’I doli avionit përpara…S’ka pikë rëndësie’’

Publikuar tek: politike, më 12:21 16-02-2016 Rama shpjegon pse Nishani e priti Kerryn te shkallët e avionit, ‘’I doli avionit përpara…S’ka pikë rëndësie’’

Kryeministri Edi Rama shpjegon pse presidenti Bujar Nishani e priti Sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry në aeroport, te shkallët e avionit.

Ajo që u kritikua nga të gjithë, qe momenti kur Nishani foli me Kerryn për rreth 3 minuta te shkallët e avionit, duke mos ruajtur protokollin dhe autoritetin e postit të presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Por Rama sot e ka një shpjegim, madje me ironi të madhe.

“Presidenca më ka keqkuptuar! Thjesht isha e jam i keqardhur që Presidenti i Shqipërisë i doli avionit përpara. Si e pse kjo s'ka pikë rëndësie”, shkruan Rama.

Nuk dihet ende arsyeja e vërtetë pse Nishani u detyrua ta presë Kerryn te shkallët e avionit. Nga vonesa e Sekretarit Amerikan të Shtetit, apo moskoordinim i mirë me zyrtarët që vendosën bashkë me amerikanët protokollin?!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndryshimet në ministri, Arben Ahmetaj nga Gjuhë-Letërsia te Financa, Milva Ekonomi nga Shëndetësia te Ekonomia (CV-të e plota)
Reagon Basha pas ndryshimeve në qeveri: Rama bëri kurban Canin për të mbuluar 400 milion dollarët në tatime e dogana »
Article Logic
Execution time: 0.021350145339966
array(1) { ["section"]=> string(110) "rama-shpjegon-pse-nishani-e-priti-kerryn-te-shkallet-e-avionit-i-doli-avionit-perpara-s-ka-pike-rendesie-32717" }