Rama shpreh dy shqetësimet për zgjedhjet: Depolitizimi i komisioneve dhe reklamat negative. Basha: Korrupsioni zgjedhor kanceri i vendit

Publikuar tek: politike, më 10:35 26-01-2016 Rama shpreh dy shqetësimet për zgjedhjet: Depolitizimi i komisioneve dhe reklamat negative. Basha: Korrupsioni zgjedhor kanceri i vendit

Rama shpreh dy shqetësimet për zgjedhjet që sipas tij janë: Depolitizimi i komisioneve zgjedhore dhe reklamat negative. Rama i ka dhënë merita të posaçme Metën për reformën zgjedhore.

Fjala e Plotë e Ramës:

“Faleminderit për llastimet dhe për falenderimet. Në fakt besoj se në rradhë të parë jo për formalitet por për hir të së vërtetës, i takon një meritë e posacme kryetarit të Kuvendit, I cili qysh para mbylljes së sesionit të vitit të kaluar publikoi shqetësimin dhe angazhimin për të çelur si asnjëherë më parë në një kohë shumë të arsyesshme procesin e diskutuar dhe për t’i hapur rrugë komisionit të posacëm të zgjedhjeve. Sigurisht që kjo është një shprehje e vullnetit të shumicës qeverisëse.

Nuk duhet ndonjë mund i madh për t’u kthyer në historinë e afërme të vendit dhe për të kujtuar 2009 dhe 2011 në Tiranë ashtu si nuk duhet asnjë mundim i veçantë, për të thënë se bazuar në këto dy zgjedhje që përmenda, PS ka qenë dhe mbetet një forcë e madhe, e vendosur dhe shtytëse për të modernizuar procesin zgjedhor në Shqipëri.

Sigurisht jemi të bindur po ashtu jo vetëm për faktin se rruga drejt përsosjes është e pambarimtë por për realitetit e zgjedhjeve në Shqipëri ka ende shumë vend për përmirësime, korrigjime dhe për modernizuar procesin, duke synuar minimizim e shfaqjeve negative në këtë proces që për hir të së vërtetës kanë ardhur duke u tkurrur, po vazhdojnë të jenë të pranishme.

Janë siguruar disa arritje dhe u penguan në mënyrë shumë brutale në të shkuarën. Sot është një normë e gjithpranuar transparenca, duke siguruar me ligj garancinë  e çdo aktori në proces për të parë në dritën e procedurës, kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore.

Po ashtu jam i bindur se ka ende dallime të natyrshme në optikën për të vëzhguar zgjedhjet si për herë të parë. Nëse do vëzhgoheshin për herë të parë, optika është e ndryshme po të vëzhgoheshin si pjesë e procesit të 2009 dhe 2011 dhe me analizë krahasimore.

Mund ta shpreh me plot gojën angazhimin e koalicionit tonë dhe aleancës mes PS-së dhe LSI-së për të zbatuar rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe për këtë arsye disa kohë më parë se kryetari i Kuvendit ta kërkonte ne kemi ngritur grupin tonë të punës.

Dua të theksoj dy elementë: nevoja për të kapërcyer traditën dhe për depolitizuar komisionet zgjedhore. Besoj se jemi sot në kohë për ta bërë këtë hap, është kërkuar tradicionalisht nga ndërkombëtarët dhe ekspertët e ODIHR-it por të gjithë kemi ngurruar ta hedhim për një sërë arsyesh që dihen.

Këtu do ishte ndryshimi më i madh nëse do kishim dakordësi, kjo është reformë për rregullat e lojës, jemi të vetdijshëm dhe e rikujtojmë në çdo aspekt të punës dhe vendimmarrjes sonë, gjendjen e brendshme kur ishim në opozitë për faktin se reforma zgjedhore duhet të garantojë të gjithë palët. Nëse për të tjerat konsensusi është i dëshirueshëm po jo i domosdoshëm, për këtë është i dëshirueshmën dhe i domosdoshëm, për të hyrë në lojë me rregulla të barabarta për të gjithë.

Së dyti pjesa e reklamave zgjedhore. Ka vende demokratike që i lejojnë reklamat elektorale negative pa hezitim, ka që i ndalojnë. Për ne është e nevojshme të bëjmë një diskutim nuk do ishte e paudhë ta shkurtonim këtë zë në shpenzimet e fushatës dhe të lehtësonim barrën e madhe financiare që ky zë ka për partitë që janë seriozisht në garë. Sigurisht që mund të ketë edhe zgjidhje të ndërmjetme. Nuk kemi si PS ndonjë formulë të përcaktuar. Në këtë reformë jemi shumë të interesuar që të trajtojmë së bashku me palët e tjera problematikën në tërësi pa imponuar asgjë, po megjithatë diskutimi në këtë pikë do ia vlente.

Duke e mbyllur do doja të nënvizoja domosdoshmërinë për të adresuar qartë dhe në mënyrë më efikase, çështjen e korrupsionit zgjedhor, i cili krahasuar me të shkuarën është tkurrur në mënyrë të ndjeshme po mbetet një shqetësim në zonat më të varfëra dhe sidomos në rastet kur prevalon një mendësi tradicionale e fisit apo klanit.

Duke mos e fshehur pikëpamjen time të hershme: kur ka konsensus, jo domodoshmërisht bëhet më e mira.’’

 

Lulzim Basha: Korrupsioni zgjedhor kanceri i vendit

Unë e vlerëoj faktin që nuk na keni mbledhur për shfaqje ndonëse rreziku është që mos flitet për korrupsionin zgjedhor, të flitet cfarë bëj unë e cfarë bën ti. Korrupsioni zgjedhor është thelbi i problemit  në Shqipëri, valvula që shkakton korrupsioni në dogana, tatime...

Pushteti dhe paraja, paraja dhe pushteti janë të lidhura ngushtë kudo në botë por në Shqipërisë lidhja e parasë me pushetin është mjet për t’u pasuruar dhe jo një mënyrë për tu shërbyer qytetarëve

Nëse ka një armik të madh të zgjedhjeve sot është korrupsioni zgjedhor.

Në 2013 u testua tregu i votës dhe u gjet cmimi, në zgjedhjet e Korcës që u kthyen në një poligon testimi të blerjes së votave në masë, të mbulimit, të heshtjes së Prokurorisë dhe në fund të amnistisë për hetimin e shitblerjes.

2015 ishte skema e blerjes së votave . Emigrantë që nuk vijnë më me bileta të paguara, për ta votojnë militantët me karta të falsifikuara.

Sot një zonë zgjedhore, një parlament ka cmim. Ky është fundi i demokracisë, sot blihet vota, blihet media, aktorët e shoqërisë civile, vëzhguesit, kriminelët...

Ky është pushteti i fituar me çdo çmim ko sa merr një parti po sa harxhon një parti, ky është treguesi i vërtetë.

Të gjithë e dinë se zyra kushton miliona, a ka ndonjë verifikim zyrtar sesa kanë kushtuar këto zyra, dhjetra milionë euro të padeklaruara, personat përgjegjës duhet të ishin sot prapa hekurave. Të gjithë e dinë cmimin e votës por në tavolina si kjo ku flet opozita, analistët e qeverisë dalin e përqeshin.

Korrupsioni zgjedhor është vetëm një aspekt i korrupsionit politik, pushteti me cdo kush prodhon korrupsionin politik, ky korrupsion blen mediat, kap gjykatat...

Pushteti korrupston, pushteti i madh korrupton shumë, pushteti i madh korrupton në mënyrë absolute...

Unë jam këtu me vullnetin për të dorëzuar atë pjesë të pushtetit që ka kosto të papërballushme për qytetarët shqiptarë dhe kërkoj të njëjtin vullnet nga shumica qeverisëse.

Për hir të qytetarëve shqiptarë që na konceptojnë në një autobus, larg nga jeta e tyre e përditshme duhet transparencë, sovrani janë ata, cdokush duhet të marrë faturën, shmangien e faturës, PD nuk mund ta pranojë më.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Konferencë për ‘’Korrupsionin Zgjedhor’’, Rama, Meta dhe Basha konfirmojnë pjesëmarrjen. Nishani refuzon
Erion Veliaj dhe Eduard Selami takohen në Bruksel, diskutojnë për dialogun…por atë ndërfetar »
Article Logic
Execution time: 0.019090890884399
array(1) { ["section"]=> string(114) "rama-shpreh-dy-shqetesimet-per-zgjedhjet-depolitizimi-i-komisioneve-dhe-reklamat-negative-komplimenton-meten-30957" }