Rama: Shqiptarët s’janë të varfër në aspirata, grupet që i kanë qeverisur po

Publikuar tek: politike, më 10:05 04-05-2015 Rama: Shqiptarët s’janë të varfër në aspirata, grupet që i kanë qeverisur po Edi Rama

Edi Rama ka sqaruar sot termin përdorur para pak ditësh nga ai për të arsyetuar varfërinë ekonomike të shqiptarëve. Kryeministri ka thënë se varfëria është rezultat i drejtëpërdrejtë i varfërisë së aspiratave, koncept që ndeshi në reagime të opozitës e qytetarëve. Rama sot ka komentuar se nuk janë shqiptarët të varfër në aspirata, por grupet që i kanë qeverisur ata.

“Varfëria është rezultat i drejtëpërdrejtë i varfërisë së aspiratave, nuk ka varfëri ekonomike, varfëri sociale aty ku nuk ka varfëri aspiratash. U ndesha në një kundërshti sikur shqiptarët janë të varfër në aspirata,  e kundërta është e vërtetë. Por shqiptarët kanë patur fatkeqësinë që janë udhëhequr nga grupe tërësisht të varfër në aspirata për ata’’, tha sot Rama para studentëve e mjekëve në një konferencë për mjekësinë.

Rama argumentoi mungesën e varfërisë në aspirata, me investimet që prindërit bëjnë për shkollimin e fëmijëve.

Kryeministri renditi disa nga arritjet e qeverisë së tij gjatë këtyre 18 muajve. Investimet në mjekësi, rritja e numrit të ilaçeve në listën e barnave të rimbursueshme, ligji antiduhan, depistimet falas si dhe telemjekësia ishin disa nga arritjet që Rama komentoi në fjalën e tij.

“Do ulim çmimet e ilaçeve 30%. T’i kursejmë buxhetit të shtetit 70 milionë dollarë. Janë 150 mijë qytetarë shqiptarë që do përfitojnë nga shtimi i barnave të rimbursimit, 85 barna të reja në listë. Shëndetësia elektronike: Regjistër për personat 40 deri 45 vjeç, duke realizuar në Durrës një projekt pilot të recetës elektronike. Sot kemi ulur 70% në Kukës dhe 50% në zona të tjera rajonale, ardhjen e pacientëve në QSUT, sepse kemi ngritur në gjithë vendin shërbimin e telemjekësisë, për njerëzit që kanë nevojë për konsultë përmes konsultimit të drejtëpërdrejtë me QSUT-në falë telemjekësisë. Kemi shkurtuar në mënyrë të konsiderueshme shpenzimet për të ardhur nga Kukësi, Saranda apo Gjirokastra për t’u ndeshur në derën e QSUT me pazarin e gjësë së gjallë.”, tha Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Palokës, kërkoi test droge për Ramën
Kosova në Farkë e Petrelë: Komunikimin që kam me pacientin do ta kem me qytetarin »
Article Logic
Execution time: 0.005389928817749
array(1) { ["section"]=> string(80) "rama-shqiptaret-s-jane-te-varfer-ne-aspirata-grupet-qe-i-kane-qeverisur-po-10317" }