Rama shtyn kongresin e PS në fillim të muajt mars, ‘senatorët’ e partisë ishin kundër

Publikuar tek: politike, më 13:23 11-01-2016 Rama shtyn kongresin e PS në fillim të muajt mars, ‘senatorët’ e partisë ishin kundër

Tashmë është zyrtare shtyrja e kongresit të Partisë Socialiste në fillim të muajt mars. Vendimi është marrë pas takimit të zhvilluar mes kryetarit të kësaj partie, Edi Ramës me koordinatorët në të gjithë vendin.

Kongresi ishte parashikuar të mbahej gjatë këtij muaji, por Rama ashtu siç ishte paralajmëruar ka vendosur shtyrjen e tij.

Në fund të vitit 2015 shumë deputetë të PS, ose ata që quhen ndryshe senatorët e kësaj partie, si Arta Dade, Ben Blushi apo të tjerë kanë kundërshtuar ashpër çdo vendim që do të sillte shtyrjen e zhvillimit të kongresit.

Ata kanë pasur debate edhe me kolegun e tyre Koço Kokëdhima, i cili ka qenë ndër të parët që ka kërkuar një datë tjetër për këtë  proces, me argumentin se baza e partisë nuk ishte ende gati. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy ministrat në deklaratë për emigrantët, Tahiri flet për regjistrin elektronik kurse Bushati për dixhitalizimin e konsullatave
Tahiri dhe Manjani flasin pas takimit me Llallën: Reformë në Policinë Gjyqësore, të ndëshkohen ata që shkelin ligjin »
Article Logic
Execution time: 0.028799057006836
array(1) { ["section"]=> string(88) "rama-shtyn-kongresin-e-ps-ne-fillim-te-muajt-mars-senatoret-e-partise-ishin-kunder-29688" }