Rama sot me të rinjtë në Elbasan, vjen denoncimi: Në Librazhd po pezullohen orët e mësimit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:28 02-05-2017 Rama sot me të rinjtë në Elbasan, vjen denoncimi: Në Librazhd po pezullohen orët e mësimit

Pak orë para nisjes së mitingut elektoral të Partisë Socialiste në Elbasan, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama vjen denoncimi se po pezullohen orët e mësimit, në mënyrë që të rinjtë të bëhen pjesë e këtij takimi.

Denoncimi i ardhur nga një banorë i Librazhdit është publikuar nga kreu i opozitës, Lulzim Basha në profilin e tij në facebook.

“Prsh I nderuar Z Lul Basha, po ju informoj se sot ne shkollen e mesme te bashkuar,fshati Zgosht Librazhd po pezullohen oret e fundit te mesimit,per te derguar maturantet ne Elbasan si duket do kete ndnj miting,ju uroj suksese,vazhdo e mos u ndal nga keta hajdute,presim nga ju,jemi me ju,me sh respekt, Ju lutem ruani anominatin pasi kam femi maturant”, shkruhet Basha në statusin e tij, teksa publikon mesazhin e ardhur në inbox.

 

luli_denoncon.jpg

Një javë më parë, kur Rama do të takonte të rinjtë në Kavajë u publikua një video ku një mësuese udhëzonte nxënësit në ambientet e klasës që të shkojnë në takimin e PS-së.

Pasi video bëri xhiron e rrjeteve sociale, Rama deklaroi nga foltorja e Kuvendit se ajo mësuese është shkarkuar nga puna, ndërsa përcolli mesazhin se asnjë mësues nuk duhet të ndikojë politikisht te asnjë nxënës në ambient e shkollës. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.058836221694946
array(1) { ["section"]=> string(94) "rama-sot-me-te-rinjte-ne-elbasan-vjen-denoncimi-ne-librazhd-po-pezullohen-oret-e-mesimit-77172" }