Rama spot të ri elektoral: Jemi plotësisht të vetëdijshëm se ka ende kaq shumë punë...(VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 14:06 13-06-2015

“Jemi krenarë për çka që kemi bërë në këto 18 muaj në krye të detyrës pas shumë vitesh rrënimi e kemi kthyer Shqipërinë në drejtimin e duhur.  Jemi po gjithashtu plotësisht të vetëdijshëm se ka ende kaq shumë punë  për të bërë por në 18 muaj kemi dhënë provën më të sigurt të aftësisë dhe kurajos tonëpër të zgjidhur problemet më të vështira dhe  për ta bërë Shqipërinë shtet”.  Janë këto fjalët me të cilat kryeministri Rama i drejtohet votuesve më 21 qershor duke i ftuar të votojnë për Partinë Socialiste dhe “drejtimin e duhur”.

Rama tregon në spot disa nga punët që ka bërë qeveria e tij, ndërsa vihet re se ndryshimi i intonacionit të Ramës, që duket më i ngrohte, më i afërt dhe më bindës se nga sa e kemi dëgjuar nëpër fushata.

Sigurisht që gjersa ky është një spot elektoral, mjeshtrat e komunikimit nuk mund të mos e këshillonin Ramën, në mënyrë që ky spot të vinte i kuruar e “qëndisur” deri në detaj  për votuesit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reagon PD-ja për ndjekjen penale të Fiqiri Ismalit, Paloka: Po kërcënohen qytetarët për dëshmi të rreme
Fushatë me këngë e valle në Berat, festohet paraprakisht (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0041470527648926
array(1) { ["section"]=> string(94) "rama-spot-te-ri-elektoral-jemi-plotesisht-te-vetedijshem-se-ka-ende-kaq-shume-pune-video-13470" }