Rama sqaron pse u vonuan pagat e pedagogëve, zbulon sherrin mes dy MINISTRIVE: Vetëm njërës i jap të drejtë

Publikuar tek: politike, më 13:31 14-02-2018 Rama sqaron pse u vonuan pagat e pedagogëve, zbulon sherrin mes dy MINISTRIVE: Vetëm njërës i jap të drejtë

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar për herë të parë shkaqet që çuan në vonesën e pagave të pedagogëve të universitetit të Tiranës.

Gjatë një takimi me senatin e universitetit, shefi i qeverisë sqaroi se shkak për këtë vonesë pagash është bërë një përplasje mes ministrisë së Arsimit dhe asaj të Financave, lidhur me trashëgiminë e grantit të pakushtëzuar.

“Vonesa e pagave është një shembull shumë i qartë i faktit që reforma është sfidë edhe për ne që e kemi udhëhequr e që e kemi kthyer në legjislacion sepse na ka vonuar ne si qeveri pas një debati mes ministrisë arsimit dhe financave, për trashëgiminë e grantit të pakushtëzuar.

Ministria e Arsimit me të drejtë këmbëngul që granti i pakushtëzuar trashëgohet automatikisht, kurse ministria e Financave thotë të trashëgohet, por cdo vit duhet aprovim nga ministria e Financave për trashëgueshmërinë.

Një debat i përjetshëm dhe u dëshën disa ditë për të hapur rrugën e zgjidhjes që është: fondet e universitett trashëgohen dhe nuk varet nga vullneti i ministrisë së Financave.

Është e rëndësishme që cdo debat brenda qeverisë të shkojë deri në fund.

Edhe ne kemi sfidë në raport me një reformë rrënjësore e nuk mund ta përmbysim sistemin e të qenit univeristetet publik. Brenda kësaj cështje ka edhe sfide tjetër, po e nis nga vetja.

Granti i pakushtëzuar është i pamjaftueshëm. Nëse e shohim në volumin e tij shkon në tërësi për të mbuluar një pjesë të konsiderueshme, e duke u sjellë me univeristet publike nga performancat.

I takon cdo universiteti të vendosi për rrogat, është punë e tij në varësi të kontributeve. Historia që gjithë paguhen njësoj duhet të mbarojë, por këtë e bën univerisiteti dhe jo qeveria, kjo është autonomia.

Lufta më e lehtë se paqja, të administron atë që fiton nga lufta ëhstë më e vështirë. Kjo është sfida juaj, ska lidhje fare në këtë mes qeveria.

Nuk vendosim ne tarifa. Për problemet tuaja të brendshme nuk ndërhyn qeveria, flamurin e autonomisë e ke, tundeni”, u shpreh Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama ‘dush të ftohtë’ Universitetit të Tiranës: Jeni bishti i fundit i kavallit në të gjithë Shqipërinë
Përplasja e kryeminsitrit me senatin e Universitetit, Rama: Nuk do flasim për brava, Dekani: Studentët japin provime në të ftohtë (DEBATI) »
Article Logic
Execution time: 0.021372079849243
array(1) { ["section"]=> string(112) "rama-sqaron-pse-u-vonuan-pagat-e-pedagogeve-zbulon-sherrin-mes-dy-ministrive-vetem-njeres-i-jap-te-drejte-110222" }