Rama: “Standard&Poor” rrit vlerësimin në B+, tregues i reformave të suksesshme

Publikuar tek: politike, më 14:29 06-02-2016 Rama: “Standard&Poor” rrit vlerësimin në B+, tregues i reformave të suksesshme

Edi Rama nga Durrësi ka dhënë lajmin se kompania  “Standard&Poor” ka rritur vlerësimin për ekonominë shqiptare, nga B në B+.

“Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit e ka rritur pikëzimin për ekonominë shqiptare nga B në B+. Vlerësimi i Standard & Poor është më seriozi. Nuk vlerësimi më i mirë, por është pozicionimi më i mirë që Shqipëria ka pasur dhe nuk thotë se ekonomia po lulëzon, por thotë se sot reformat e mëdha dhe puna e madhe që ne kemi bërë për t’i çuar para këto reforma kanë vendosur një bazë. Dhe trupi jashtëzakonisht i sëmurë i ekonomisë sonë, që ne na u besua për ta operuar dhe për ta kuruar para 2 vjetësh e gjysmë ka filluar të japë shenja ripërtëritjeje.

Natyrisht duhet ende shumë punë që ky trup të fillojë të vrapojë, pasi bëhet fjalë për oeprimin e thellë përmes reformave të një kanceri që kishte kapur në cdo sektor organizmin e vendit tonë. Është e lehtë të thuhet, por është e vështirë të bëhet ajo që të gjithë themi se dëshirojmë. Sot ndryshe nga dy vite e gjysëm më parë ka shumë arsye për të besuar, se Shqipëria mund të bëhet vendi ku fëmijët tanë mund të rriten ashtu si në dëshirojmë”, tha Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blushi sulm Ramës: E ka çështje paranoje dhe konkurence, po nuk ka frikë le ta përballojë garën
Basha befason me deklaratën për Policinë e Shtetit: Nuk e fajësojmë në asnjë rast »
Article Logic
Execution time: 0.031229019165039
array(1) { ["section"]=> string(79) "rama-standard-poor-rrit-vleresimin-ne-b-tregues-i-reformave-te-suksesshme-31907" }