Rama sulmon Fugën për papunësinë? “Më ka ardh zor kur kam parë një profesor që shqeu gojën deri në atë pikë...”

Publikuar tek: politike, më 13:21 10-02-2016 Rama sulmon Fugën për papunësinë? “Më ka ardh zor kur kam parë një profesor që shqeu gojën deri në atë pikë...”

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Vaqarri në konferencën e prezantimit të programit për nxitjen e politikave të punësimin, ku ka konstatuar se problemi nuk është mungesa e vendeve të punës por mungesa e zanatçinjve. Rama sulmoi ashpër edhe një “profesor, mendimtar” që sipas tij “e ka shqyer gojën duke thënë se qeveria do të punësojë çirakë te privati ndërkohë që një pjesë e mirë e shqiptarëve kanë diploma për çdo profesion”.

Rama nuk përmendi emrat por dy personazhet më kritikë dhe më aktivë me reagimet e tyre ndaj kësaj çështje janë Përparim Kabo dhe Profesor Fuga.

Fuga, i cili është njëkohësisht edhe xhaxhai i Endri Fugës, këshilltarit të Ramës, vetëm disa ditë më parë profesor Fuga shkroi se “gjendet punë për hoxhë, prift e gjithçfarë por jo për studentët që kanë mbaruar filozofi, sociologji e të tjerë” duke shtua se “politika e ka shkatërruar edukimin”.

“Vende pune ka, nevoja pune ka por nuk ka profesionistë, zanatçinj që t’i përgjigjen këtyre nevojave sepse në këtë sipërmarrje duhen tornitorë, elektriçistë, montues panelesh, ndriçusish që nuk i përgjigjen personat e papunë që s’kanë haber nga zanati a  persona që kanë diplomë si jurist.

Më ka ardh zot kur kam parë një profesor mendimtar të shquar që e kishte shqyer gojën deri në atë pikë duke thënë që ç’jemi ne që kërkojmë të punësojnë çirakë te privati ndërkohë që shqiptarët kanë diploma ky është problemi. Kjo është padrejtësi e pashoqe që u është bërë prindërve në rradhe të parë. Një diplomë që thotë se je jurist por sipas gjasave mund të jesh edhe gjysëmanalfabet", tha kryeministri.

"Nuk gjendet në Korcë që kasap, një fabrikë e shkëlqyer  të cilën unë kam patur fatin ta vizitoj, është e gatshme të krijojë vende pune dhe zhvillimi i kësaj fabrike është penguar nga fakti që s’ka kasapë, juristë po por mua më duhen 50 kasapë.

Për ata farë profesorësh që thonë pse punë për shqiptarët janë ato? Unë neveris këto lloj opinionesh ndërkohë që shqiptarët janë një popull që kur ka vajtur matanë kufirit nuk kanë vajtur as te dera e deputetit, as te dera e partisë, as te dera e kushëririt por kanë bërë punë nga më të vështirat dhe janë sot më të nderuarit.  Ustallarët në Greqi janë më të paguarit sot, kurse këtu duan t’ja gjejë punën mamaja në shtet, djali i xhaxhait, deputeti...”, tha Rama në fjalën e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj: Taksa e pronës të kalojë në kontroll të pushtetit lokal
LSI flet për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Vasili jep përgjigje nëse ka ministra që e kundërshtojnë »
Article Logic
Execution time: 0.004410982131958
array(1) { ["section"]=> string(111) "rama-sulmon-fugen-per-papunesine-me-ka-ardh-zor-kur-kam-pare-nje-profesor-qe-shqeu-gojen-deri-ne-ate-pike-32219" }