Rama synon të ndryshojë formulën: Taksë 1 Euro në vit për banesat

Publikuar tek: politike, më 07:06 08-09-2015 Rama synon të ndryshojë formulën: Taksë 1 Euro në vit për banesat Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama flet për uljen e çmimeve të kasave fiskale dhe tarifave të shërbimit të mirëmbajtjes, sikurse paralajmëron uljen e taksës së banesave në 1 euro. Por cila do të jetë formula e synuar nga kryeministri?

Aktualisht në dy qytetet më të mëdha Tiranë e Durrës taksa e banesave ndahet në dy kategori:

Për ndërtesat para vitit 1993 taksa është 15 lekë për metër katrorë, ndërsa për banesat e ndërtuara pas vitit 1993 taksa është 30 lekë për metër katrorë.

Kryeministri ka pohuar se do ta ulë në masë këtë taksë duke futur formulën “1 euro në vit".

“Unë kam bërë një bisedë dhe vazhdoj të insistoj megjithëse nuk është vendimi ynë por është vendimi i kryetarëve të bashkisë për të vepruar edhe për taksën e pasurive. Në rradhë të parë, njerëzit duhet të regjistrohen me një kuotë minimale për shtëpinë e parë, 1 euro në vit pasuria për shtëpinë e parë. Shtëpia e dytë është histori tjetër, apartamentet boshe që i mbajnë peng sipërmarrësit është një histori tjetër”, tha Rama në një takim me bizneset, siç zbardh Panorama.

Kështu, për një shtëpi 100 metra katrorë para vitit 1993 ulja është 15 herë, ndërsa për ato pas vitit 1993, ulja është rreth 30 herë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama feston në pushimin e ndeshjes Shqipëri-Portugali, fotot me Pacollin, Dukën, Nazarkon, Haxhiun dhe Sejdinin
Balla në mbledhjen pa kamera: Një ligj do pengojë të inkriminuarit të jenë në poste drejtuese »
Article Logic
Execution time: 0.028885126113892
array(1) { ["section"]=> string(70) "rama-synon-te-ndryshoje-formulen-takse-1-euro-ne-vit-per-banesat-20231" }