Rama synon të “shënojë” me Michael Jordan

Publikuar tek: politike, më 18:13 19-05-2015 Rama synon të “shënojë” me Michael Jordan

Duket se Partia Socialiste dhe Chicago Bulls, kanë më shumë se një gjë të përbashkët. Përveç faktit që PS-ja kryesohet nga një ish-basketbollist, legjenda e NBA-së, Michael Jordan, ka mbajtur numrin 23, po të njëjtin numër që PS ka në fletët e votimit.

Këtë fakt e ka treguar vetë Rama në postimin e tij në Twitter, duke shfaqur kështu një supersticiozitet në lidhje me numrat dhe zgjedhjet.

“Partia Socialiste do ketë numrin 23 në fletën e votimit për Këshillin Bashkiak:-)))”, shkruan Rama.

Megjithatë, për hir të së vërtetës duhet thënë se për shumë supersticiozë, numri 23 mbart në energji negative dhe nuk është aspak fatsjellës. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023277997970581
array(1) { ["section"]=> string(45) "rama-synon-te-shenoje-me-michael-jordan-11517" }