“Rama-Tahiri fshehën ngjarjen për 10 orë, deputeti hapi zjarr në komisariat”, Basha për mediat

Publikuar tek: politike, më 12:52 05-09-2015 “Rama-Tahiri fshehën ngjarjen për 10 orë, deputeti hapi zjarr në komisariat”, Basha për mediat Lulzim Basha, kreu i PD

Sipas kreut të PD Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kanë mbajtur të fshehur për 10 orë ngjarjen e sherrit masiv në Laç, ku mbetën të plagosur 7 persona. Basha thotë se deputeti ka hapur zjarr në komisariatin e policisë së shtetit ndërsa shton se një gjë e tillë tregon marrjen fund të shtetit.

“Sot pas mesnate, brenda komisariatit të policisë në Laç, deputeti socialist Armando Prenga ka shkaktuar një gjakderdhje, një kasaphanë me disa të plagosur.

Brenda komisariatit të Policisë, aty ku duhet të ofrohet siguri për qytetarët, në zyrën e shtetit, që e kemi për të na mbrojtur të gjithëve, aty shfaqet deputeti i armatosur me bandën e tij dhe hap zjarr mbi njerëzit.

Për 8 orë me rradhë, me urdhër te Edi Rames dhe Sajmir Tahirit policia vendosi një shtetrrethim te vërtetë në vendngjarje dhe tek spitali për të fshehur ngjarjen, për të mos dhënë informacion, për të manipuluar provat, për të mbrojtur agresorin, të përzgjedhurin e Edi Ramës në Laç", tha Basha.

Sipas kreut të PD "terri informativ për këtë ngjarje të rëndë u thye vetëm pas denoncimit tonë. Por përpjekjet e Edi Ramës dhe Sajmir Tahirit për të mbrojtur deputetin kriminel nuk reshtën, derisa u përballën me presionin e opozitës, partnerëve ndërkombëtarë dhe kurajon e disa mediave për të hedhur ditë mbi të vërtetën".

"Jam këtu si kryetar i Partisë Demokratike dhe i opozitës, por po ju drejtohem edhe si qytetar, si një nga ju. Ky, është fundi i shtetit ligjor në vend, dhe pavarësisht se armët i shkrehu një bandit deputet, autori i kësaj gjendje të rëndë është Edi Rama", tha basha në deklaratë.

Sipas tij, "nuk do të ishim në këtë situatë sot, kur banditi dhunon me armë qytetarët brenda komisariatit, nëse Edi Rama nuk do ta kishte kërkuar e përzgjedhur për ta bërë deputet të Parlamentit të Shqipërisë, Armando Prengën, pikërisht për këto cilësi që ai ka. Që vret e pret, që bën të fortin, që sulmon qytetarët, merr vota me dhunë, godet edhe përfaqësuesit e opozitës brenda Parlamentit”, tha Basha në deklaratën e tij për mediat ndërsa vijoi akuzat ndaj deputetit Prenga që sipas Bashës ka rekorde të tjera kriminale si pjesë e një grupi të inkriminuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjarja në Laç dhe arrestimi i Prengës, reagon Meta: Përgjegjësit para ligjit
Ngjarja në Laç/ PS përjashton Armando Prengën, Xhaçka: Pandëshkueshmëria që ngriti Berisha ka vdekur »
Article Logic
Execution time: 0.02826189994812
array(1) { ["section"]=> string(96) "rama-tahiri-fshehen-ngjarjen-per-10-ore-deputeti-hapi-zjarr-ne-komisariat-basha-per-mediat-20029" }