Rama takim kokë më kokë me Shehajn e Tatimeve dhe këshilltarin Fuga, pinë kafe në ish-Bllok

Publikuar tek: politike, më 08:53 02-09-2015 Rama takim kokë më kokë me Shehajn e Tatimeve dhe këshilltarin Fuga, pinë kafe në ish-Bllok

Edi Rama pi kafe në ish-Bllok me Briseida Shehajn dhe drejtorin e Komunikimit të Kryeministrisë Endri Fugën.

Rama është fotografuar me drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve pak orë nga nisja e operacionit kundër informalitetit. Sipas asaj që duket Rama është duke biseduar shumë seriozisht me Shehajn, ndërkohë që Shehaj është në pozitat e përgjigje-kthyeses.

Nuk dihet saktësisht se çfarë kanë biseduar, por mendohet që tema ka qenë rreth detajeve të operacionit, i cili pas nisjes nga dita e djeshme ka trembur bizneset informale në Tiranë e qytete të tjera.Shumica kanë mbyllur qepenat ose kanë vënë tabelat, ‘’Shitet biznesi’’.

Shehaj dje doli me një deklaratë të shkurtër dhe me ton të prerë në lidhje me aksionin kundër informalitetit. Ajo u bëri thirrje bizneseve të bashkëpunojnë, por njëkohësisht deklaroi se janë larguar nga ata rreth 230 punonjës të tatimeve që janë kapur me korrupsion.

Edhe Rama qe i vendosur për t’u dërguar mesazhin e tij inspektorëve, që ose të ishin ‘’patriotë’’ dhe t’I shërbenin vendit, ose ‘’tradhëtarë’’. 

Edhe sot Rama ka përsëritur mesazhin e tij, pas inspektimeve në terren, të punës së inspektorëve për kontrollin e bizneseve.

“Bllokojmë prurjet që vijnë nga burimet e evazionit. Marrja e kuponit tatimor, sot një detyrim patriotik. Do të ishte më mirë të regjistroheshin kohë më parë. Kuponi mbyll shtegun për evazionin e të mëdhenjve. Përpjekje injorante e atyre që e përshkruajnë këtë operacion kundër të vegjëlve’’, tha Rama.

ediramabriseidashehajendrifugaok

ediramabriseidashehajkupon

 

ediramabriseidashehajkupontatimor

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gramoz Ruçi nis organizimin për 150 mijë anëtare, zbardhen detyrat për degët në rrethe
Raporti i Punësimeve, alarmohet PS: Shifrat për Vlorën 700 punësime PS, 368 punësime LSI »
Article Logic
Execution time: 0.0041370391845703
array(1) { ["section"]=> string(96) "rama-takim-koke-me-koke-me-shehajn-e-tatimeve-dhe-keshilltarin-fuga-pine-kafe-ne-ish-bllok-19749" }