Rama takim “kokë më kokë” në Kryeministri me 5 biznesmenë të fuqishëm, e pranishme edhe Shehaj

Publikuar tek: politike, më 17:21 24-02-2016 Rama takim “kokë më kokë” në Kryeministri me 5 biznesmenë të fuqishëm, e pranishme edhe Shehaj

Shefi i qeverisë Edi Rama ka pritur sot në ambientet e Kryeministrisë 5 biznesmenë të njohur nga qyteti i Durrësit, në fushën e transportit, fasonerisë e peshkimit.

Takimi privat i mbajtur pa praninë e medieve, i zhvilluar “kokë më kokë” me 5 biznesmenët durrsakë u zhvillua që në orën 8:00 të mëngjesit, dhe ka zgjatur rreth 1 orë, ku e pranishme ishte dhe drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj.

Nga burime të sigurta, “DurrësLajm” mëson se fokusi kryesor i këtij takimi ishin mungesa e fuqisë punëtore dhe skanimi i kamionëve në portin e Durrësit.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se Rama ka kërkuar nga të ftuarit e tij që të njihet me problematikat që has biznesi në Durrës, i cili kryesisht ndeshet me mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar, pavarësisht nevojave të tregut. Sipas drejtueseve të këtyre bizneseve të fuqishme në Durrës, nevojat për fuqi punëtore janë të mëdha, por interesi i punëkërkuesve është i vakët.

Një pikë tjetër kyçe e bisedës së zhvilluar mëngjesin e sotëm, ishte dhe kontrolli e skanimi i kamionëve në doganë, që duhet të kryhen sipas riskut që kanë bizneset përkatëse që transportojnë dhe jo duke i kanalizuar të gjitha mjetet për kontroll.

Kohët e fundit, me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Dogana e Durrësit ka ashpërsuar kontrollet ndaj mjeteve të transportit në eksport duke u bërë shkak për pengesa dhe vonesa me orë të zgjatura si për mallrat e importit ashtu edhe për eksportin. Pasi dëgjoi shqetësimin e tyre, kryeministri Rama u shpreh i gatshëm që jo të gjithë kamionët e mallrave do të jenë të detyruar të presin me orë të tëra për t’iu nënshtruar kontrolleve. Rama u zotua se kontrollet fizike dhe skanimi do të ushtrohen te mjetet në të cilat ka dyshime të bazuara, pra do të kryhen mbi bazën e riskut të bizneseve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani në Sarajevë, kërkon njohjen e Kosovës
Manjani në Gjermani: Reforma në drejtësi ka nevojë për konsensualitet »
Article Logic
Execution time: 0.010408163070679
array(1) { ["section"]=> string(97) "rama-takim-koke-me-koke-ne-kryeministri-me-5-biznesmene-te-fuqishem-e-pranishme-edhe-shehaj-33442" }