Rama takim me 6 ambasadorë në Kryeministri, mes tyre Donald Lu

Publikuar tek: politike, më 11:48 08-09-2015 Rama takim me 6 ambasadorë në Kryeministri, mes tyre Donald Lu Edi Rama dhe Donald Lu

Donald Lu ka shkuar në Kryeministri për t’u takuar me Edi Ramën, por kryeministri e ka lënë të presë disa minuta për shkak se ka qenë duke zhvilluar takimin me kryebashkiakët shqiptarë. Megjithatë takimit të Ramës dhe Lu-së i janë bashkuar edhe 5 diplomatë të tjerë: ambasadori austriak Thomas Schnöll, italian Massimo Gaiani, gjerman Helmut Hoffman, britanik Nikolas Cannon dhe ai i OSBE-së Florian Rauning. 

Nuk dihet përse Lu do të flasë me Ramën, por kohët e fundit ka patur zhvillime të mëdha në Shqipëri. Dy deputetë socialistë u larguan nga PS-ja, Armando Prenga u përjashtua pas implikimit në një ngjarje të rëndë në Laç dhe Arben Ndoka dha dorëheqjen.

Po kështu media këto kohë ka trajtuar edhe çështjen e kontratës CEZ-DIA, ku është përfolur implikimi i Ilir Metës në stimulimin e marrjes së kësaj kontrate nga Kastriot Ismailaj që tashmë ndodhet në burg për mashtrim.

Po kështu një nga ngjarjet e dy ditëve të fundit është edhe kapja e një avioni me drogë në Torino të Italisë që ishte nisur nga Shqipëria dhe akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, nga Dritan Zagani, ish-shefi i Antidrogës që e ka akuzuar për dekonspirim të operacioneve ndaj narkotrafikantëve. Tahiri ka deklaruar se i ka kërkuar Llallës nisjen e hetimit për akuzat ndaj tij.

Ambasadori amerikan ditë më parë takoi Lulzim Bashën dhe Sajmir Tahirin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 61 kryebashkiakët në takim me Ramën, 3 porositë e kryeministrit dhe kompetencat që i kalojnë bashkive
Ekskluzive/ Zbardhet email i Ramës për Ministrat: Jeni bërë arrogantë, ambasadorët tallen me ju. Ndryshoni, ose lini anijen »
Article Logic
Execution time: 0.033513069152832
array(1) { ["section"]=> string(67) "rama-takim-me-6-ambasadore-ne-kryeministri-mes-tyre-donald-lu-20257" }