Rama takim me Metën në Kryesi i dyti pas kthimit nga SHBA

Publikuar tek: politike, më 10:00 07-10-2015 Rama takim me Metën në Kryesi i dyti pas kthimit nga SHBA

Kryeministri Rama zhvillon një takim me kreparlamentarin Ilir Meta në Kryesinë e Kuvendit. Mësohet se takimi ka zgjatur rreth 45 minuta dhe larg syve mediatikë.

Ky takim vjen një ditë para seancës plenare në Kuvend dhe është i dyti që pas kthimit të kryeministrit nga SHBA.

Takimi i parë u zhvillua ditën e shtunë në Kryesinë e Kuvendit dhe zgjati 1 orë e 40 minuta. Edhe ky takim, ashtu sikurse i pari, është pritur me interes për shkak të situatës politike dhe ndryshimeve në qeveri që përfliten së fundmi, ndonëse vetë shefi i kabinetit i ka mohuar këto zëra duke thënë se ministrat meritojnë besimin e tij.

Dy liderat kanë mbajtur qëndrime të ndryshme sa i takon kësaj çështjeje, pasi nga ana tjetër, Meta ka parë nevojën e impulseve të reja në qeverisje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030147075653076
array(1) { ["section"]=> string(63) "rama-takim-me-meten-ne-kryesi-i-dyti-pas-kthimit-nga-shba-22530" }