Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin e Francës Emanuel Macron.
Këtë gjë na e bën të ditur vetë Kryeministri me anë të një postimi në Instagram, ku na tregon se gjatë takimit kanë biseduar për bashkëpunimin dypalësh.
Gjithashtu Rama na informon se së shpjeti presidenti francez do të bëjë një vizitë në Tiranë.
"Me Presidentin Macron për bashkëpunimin dypalësh dhe vizitën e tij të pritshme në Tiranë", shkruan Rama.
Kujtojmë se Franca ka kundërshtuar statusin e Shqipërisë për anëtarësimin në BE pasi sipas gazetës britanike Express Parisi e justifikon kundërshtimin ndaj Shqipërisë për shkak të problemeve të vendit ballkanik me korrupsionin dhe krimin e organizuar.