Rama takohet me ambasadorin Lu, diskutime për ISIS dhe harmoninë fetare

Publikuar tek: politike, më 21:26 22-01-2015 Rama takohet me ambasadorin Lu, diskutime për ISIS dhe harmoninë fetare

Në qendër të diskutimeve midis Ramës dhe Lu ka qenë miqësia e ngushtë mes dy vendeve dhe bashkëpunimi në kuadër të NATO-s

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim ambasadorin e ri të SHBA-së në vendin tonë, Donald Lu. Në qendër të diskutimeve midis Ramës dhe Lu ka qenë miqësia e ngushtë mes dy vendeve dhe bashkëpunimi në kuadër të NATO-s.

Lu është njohur me prioritetet e qeverisë shqiptare duke u siguruar nga Rama për rolin stabilizues që luan Shqipëria dhe nxitjen e paqes në rajonin tonë. Rama ka shprehur sërish mbështetjen për koalicionin global kundër ISIS, ndërsa e ka falenderuar Lu për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë amerikane ndaj integrimit europian të Shqipërisë.

Çështje e rëndësishme e diskutimit ka qenë edhe promovimi i harmonisë fetare në vendin tonë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Rama paraqet investimet tona si të vetat
Ngjela: Dekriminalizimi, karrem për të kthyer Saliun në Kuvend »
Article Logic
Execution time: 0.030346155166626
array(1) { ["section"]=> string(75) "rama-takohet-me-ambasadorin-lu-diskutime-per-isis-dhe-harmonine-fetare-1244" }