Rama takohet me George Soros në SHBA, zbardhet tema e diskutimit (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:47 25-09-2017 Rama takohet me George Soros në SHBA, zbardhet tema e diskutimit (FOTO)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh tashmë ndodhet në SHBA për shkak të punimve të asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Por gjatë qendrimit të tij në SHBA, Rama ka përfituar për të realizuar edhe disa takime me biznesmenë dhe investitorë të fuqishëm.

Njëri nga ata, njëkohësisht edhe ndër më të përfolurit në Shqipëri dhe jo vetëm është George Soros. Disa ditë Rama ka zhvilluar një takim me Sorosin dhe të birin.

Foto është publikuar nga Aleksandër Soros në rrjetet sociale me një mbishkrim shumë intersant, duke shkruar “Simbol i demokracisë në Shqipëri”

Më poshtë postimi i Alex Soros:

Screenshot_11.jpg

Gjithmonë një kënaqësi për t'u takuar me #albanian #primeminister #edirama, një njeri rilindës i cili është bërë simbol i demokracisë liberale në Shqipëri dhe gjithashtu është një artist i njohur në botë. Për të mos përmendur faktin se është i vetmi kryeministër që unë e di që vesh rroba me logon e #michaeljordan në takimet zyrtare! Përkundër faktit se jam një tifoz i përjetshëm #Knicks, unë kam asgjë tjetër përveçse respekt. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026576042175293
array(1) { ["section"]=> string(74) "rama-takohet-me-george-soros-ne-shba-zbardhet-tema-e-diskutimit-foto-93633" }