Rama takohet me mjekët: Testimi është domosdoshmëri

Publikuar tek: politike, më 15:21 23-01-2015 Rama takohet me mjekët: Testimi është domosdoshmëri

Ndonëse edhe gjatë bisedimit me kryeministrin, mjekët e kanë kundërshtuar këtë vendim, Rama duket i palëkundur në qëndrimin e tij

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja kanë zhvilluar sot një takim në ambjentet e QSUT me mjekët dhe shefat e pavioneve.

Në takim është diskutuar për testimin e ri që pritet ti nënshtrohen mjekët në mbarë vendin, si një nismë e propozuar nga qeveria për rilindjen e shëndetësisë.

Ndonëse edhe gjatë bisedimit me kryeministrin, mjekët e kanë kundërshtuar këtë vendim, Rama duket i palëkundur në qëndrimin e tij.

Nëpërmjet një postimi në twitter, ai shkruan se tesimi është një domosdoshmëri në rrugën e rilindjes së shëndetësisë.

“Takim plot mirëkuptim dhe angazhim reciprok me përfaqësinë e mjekëve në QSUT. Testimi domosdoshmëri në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë”, deklaron Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paloka akuzon Tahirin si të lidhur me krimin, ministri bën padi
Legalizimet/ Rama në Kavajë: Hapim një faqe të re të rilindjes urbane »
Article Logic
Execution time: 0.02811598777771
array(1) { ["section"]=> string(55) "rama-takohet-me-mjeket-testimi-eshte-domosdoshmeri-1288" }