Rama takon familjen Mandil që shpëtuan shqiptarët gjatë holokaustit, ja historia e tyre (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 09:21 22-12-2015 Rama takon familjen Mandil që shpëtuan shqiptarët gjatë holokaustit, ja historia e tyre (FOTO)

Në Izrael, kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në familjen Mandil, e cila ka marrë famë botërore pas shpëtimit që i bënë shqiptarët gjatë viteve të holokaustit. Por cila ka qenë historia e kësaj familjeje në Shqipëri? Në 1934, Herman Bernstein, Ambasadori I SHBA në Shqipëri shkroi: “Nuk ka asnjë gjurmë të ndonjë diskriminimi kundër çifutëve në Shqipëri, sepse Shqipëria duket se ishte toka e rrallë në Evropë sot ku paragjykimi fetar dhe urrejtja nuk ekziston, edhe pse vetë shqiptarët janë të ndarë në tre besime”. Familja Mandil erdhi nga Jugosllavia, ku Moshe dispononte një dyqan të mirë fotografie.

Kur Gjermanët mësynë në Jugosllavi në Prill 1914, familja udhëtoi drejt Kosovës që ishte nën kontrollin Italian, ku çifutët ishin relativisht të mbrojtur. Rreth fundit të verës së 1942, të arratisurit lëvizën më thellë në zonën e kontrolluar nga italianët, - në Shqipëri, - ku pjesa më e madhe e popullsisë ishte myslimane.

ra5.jpg

Familja, - Moshe dhe Ela Mandil dhe fëmijët e tyre Gavra dhe Irena – u vendosën në Tiranë. Ndërkohë që kërkonte një dyqan fotografie, Mandili gjeti një dyqan që ishte pronë e një prej nxënësve të tij, Neshat Prizerini. Prizereni jo vetëm i ofroi punë Mandilit, por gjithashtu e ftoi atë dhe familjen e tij të qëndronin në shtëpinë e tij. Në dyqanin e fotografisë, Mandili takoi nxënësin e Prizerinit, 17 vjeçarin Refik Veseli që ishte dërguar nga prindërit e tij nga fshati I tyre, Krujë, për të mësuar tregtinë dhe fotografinë. Pas pushtimit gjerman të Shqipërisë, situata u bë e vështirë për çifutët, dhe Veseli sugjeroi që familja Mandili duhet të lëvizte në shtëpinë e prindërve të tij në mal. Veseli dhe Mandilët u vendosën pas një udhëtimi të gjatë në një terren malor me gurë.

ra1.jpg

 

Ata udhëtuan nga rrugët dytësore, duke lëvizur natën dhe duke u fshehur në shpella gjatë ditës për të shmangur kontrollet nga ushtria gjermane. Në Krujë, Moshe dhe Ela u fshehën në një dhomë të vogël mbi hambar, ku fëmijët e tyre shoqëroheshin me fëmijët e familjes Veseli. Pak kohë pas mbërritjes së tyre, vëllai I Refikut, Xhemali, solli një tjetër familje çifute nga Tirana – Ruzhica dhe Yosef Ben Yosef, dhe motrën e Yosef, Finica.

ra.jpg

Dy familjet qëndruan në shtëpinë në mal të Veselëve deri në çlirimin e vendit në 1944. Në kohën kur lufta duhet të përfundonte, aktiviteti ushtarak në zonë u intesifikua – gjermanët u angazhuan në luftën kundër partizanëve – fshati u bombardua dhe filluan kontrolle të imtësishme në zonë. Pas luftës, kur Mandilis u kthyen në Jugosllavi, familja shkoi të jetonte në Novi Sad dhe Moshe e rihapi dyqanin fotografik. Ata ftuan Refikun të jetonte me ta dhe vazhduan trajnimet për fotografë. Ai qëndroi me familjen Mandili derisa ata emigruan në Izrael. Më pas, pavarësisht distancës, kontaktet vazhduan mes dy familjeve. Në 1987 Gavra Mandil i shkroi Yad Vashem dhe tregoi historinë e tij. Ai shkroi se ndjente obligim në emrin e të gjithë atyre që shpëtuan në Shqipëri për të përkujtuar dhe nderuar popullin shqiptar dhe në vecanti shpëtimtarët e tij. Ai tha: “ata ndoshta nuk kanë qenë të edukuar me Gëten e Shilerin, por ata I dhanë rëndësi të madhe qenies njerëzore në mënyrën me natyrore dhe të mirëkuptueshme”. Ndihma e dhënë nga shqiptarët për komunitetin çifut është e trashëguar nga Besa, një kod kanunor. Besa do të thotë “të mbash fjalën”. Dikush që vepron në emër të Besës është dikush që mban fjalën, tek I cili ti mund të besosh jetën tëndë dhe të jetosh si i familjes. Në 1987 Yad Vashem vendosi të njohë Vesel dhe Fatime Veselin dhe fëmijët e tyre Refik, Hamid dhe Xhemal sit ë barabartë mes kombeve.

ra3.jpg

 

Ata ishin shqiptartët e parë që u njohën nga Yad Vashem. Gavra Mandil i adresoi një letër Presidentit të Shqipërisë – në atë kohë një vend Stalinist komunist – duke i kërkuar atij të lejonte Refikun dhe gruan e tij të udhëtonin në Izrael për të marrë pjesë në ceremoni. “Në ato kohë, kur rreziku dhe vdekja ishin përreth, njerëzit e zgjuar shqiptarë provuan madhështinë e tyre. Pa bujë dhe pa kërkuar asgjë në këmbim, shqiptarët dhanë shembullin e parë të detyrës njerëzore dhe shpëtuan jetën e refugjatëve të tyre çifutë” shkroi ai. Gavra mbylli aty edhe fotot e babait të tij të bëra në Tiranë në 28 nëntor 1944, gjatë paradës së fitores duke treguar edhe presidentin e kohës Hoxha. Refik Veselit dhe të shoqes iu dha mundësia për të udhëtuar dhe për të marrë pjesë në ceremoninë në nder të tyre në Yad Vashem. (Yad Vashem)

ra4.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E dashura sekrete e mbretit Zog: Ai bënte dashuri me protokoll
Kumbaro falenderon Braçen për taksën. Jep edhe një lajm shumë të mirë »
Article Logic
Execution time: 0.046101093292236
array(1) { ["section"]=> string(97) "rama-takon-familjen-mandil-qe-shpetuan-shqiptaret-gjate-holokaustit-ja-historia-e-tyre-foto-28324" }