Rama takon Janullatusin te festa e Greqisë. Po zgjidhin problemin e kangjellave?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:56 25-03-2015 Rama takon Janullatusin te festa e Greqisë. Po zgjidhin problemin e kangjellave? Takimi i kryepeshkopit Janullatos me kryeministrin Edi Rama

Ky është një takim i ngrohtë i kryeministrit Edi Rama me kryepeshkopin Janullatus dhe ka ndodhur në Sheraton, në festën kombëtare të Greqisë. Pjesa më e madhe te zyrtarëve të shtetit e kanë respektuar këtë ditë, ndërkohë që salla ka qenë e mbushur plot.

E ndërkohë, kjo duket një ndër fotot e para të takimit mes tyre, pas ankesave që Janullatus që drejton Kishën Orthodokse, i ka drejtuar kryeministrit Edi Rama për heqjen e kangjellave te Katedralja në qendër të Tiranës.

Para dy javëve Kisha dhe Qeveria u përfshinë në një “konflikt”, ku kisha akuzoi zyrtarë të qeverisë gati për inkuizicion, duke qenë se po hiqte rrethimet e po kthente hapësira publike. Por me një marrëveshje të dytë, kangjellat u rivunë sërish, edhe pse pati shumë reagime nga pala e besimtarëve të Kishës, madje edhe në meshat e mbajtura. Të jetë zgjidhur dhe me këtë takim kjo çështje?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023825168609619
array(1) { ["section"]=> string(83) "rama-takon-janullatusin-te-festa-e-greqise-po-zgjidhin-problemin-e-kangjellave-6957" }