Rama takon Tusk: Shqipëria hapa para në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Publikuar tek: politike, më 15:54 19-02-2015 Rama takon Tusk: Shqipëria hapa para në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Kryeministri Edi Rama është takuar në Bruksel me Presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk, me të cilin ka biseduar për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Tusk ka përgëzuar qeverinë shqiptare për punën që ka bërë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai ka vlerësuar gjithshtu rolin pozitiv që luan vendi ynë në rajonin e Ballkanit.

Tusk ka kërkuar që Shqipëria të ndërtojë një kulturë kompromisi dhe dialogu politik midis shumicës dhe pakicës në Kuvend.

Ndërsa kryeministri Rama në fjalën e tij ka thënë se në takim është diskutuar për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai është shprehur se BE duhet t’i jap më shumë kredibilitet këtij rajoni dhe se zhvillimet pozitive atje mund të jenë një histori suksesi për vetë unionin.

Pas përfundimit të konferencës, Rama nëpërmjet një postimi në twitter shprehet i inkurajuar nga vlerësimet që ka marrë në Bruksel për punën e qeverisë.

“Pas takimit me Presidentin Tusk mbyllim viziten në Bruksel shumë të inkurajuar nga vlerësimet për rezultatet e qeverisjes”, shkruan Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: “Hakmarrja për Drejtësi” e lidhur me Olsi Ramën
Parlamenti voton pro komisionit për dekriminalizimin »
Article Logic
Execution time: 0.024394035339355
array(1) { ["section"]=> string(81) "rama-takon-tusk-shqiperia-hapa-para-ne-luften-kunder-krimit-dhe-korrupsionit-3846" }